LAJMI I FUNDIT:

Plaku që pas gjakmarrjes, për 20 vjet feston Vitin e Ri në burg

Plaku që pas gjakmarrjes, për 20 vjet feston Vitin e Ri në burg

Në këtë qeli të dënuarit të presin me karamele. Shkak është jo vetëm festa e Vitit të Ri. 1 janari është ditëlindja e 86 e Nikoll Markut.

20 vitet e fundit të jetës Nikolla i ka kaluar nëpër burgje. Arsyeja siç thote, mori hakun e të birit të vrarë në ‘97.

“Ai vrau, unë vrava atë, gjykatën e vraftë zoti që më dënoi mua kaq gjatë”, shprehet Marku.


– Ke dalë ndonjëherë me leje shpërblyese?

“Kam dalë njëherë para nënte viteve, martova djalin më lane 3 -4 orë dhe më kthyen prapë këtu”, thotë ai për TCH.

Si gjithmonë për vitin e ri dhuratat kryesore në burg janë ushqimet dhe veshje, por si cdo vit mes tyre fëmijët i kanë sjellë Nikollës edhe kalendarin e 2017, ditët e të cilit nisen në burg.

“Edhe këtë nuk e le këtu, e nxjerr nga burgu. Tani është kalendari i 2017, edhe këtë do ta kthej pas kur të mbushet ose dashtë Zoti iki me gjithë në shtëpi”, thotë ai.

Tashmë Nikolla është gjysh me shumë nipër e mbesa të cilëve nuk u shkruan asnjëherë letra apo kartolina për shkak se ata e vizitojnë shpesh.

“Dua t’i përqafoj fort, ja të hap duart kështu, dhuratat më të mëdha në jetë janë dashuria dhe gezimi.

-Kujt doni t’ia jepni këto dhurata?

“Dashurinë dhe gëzimin e fëmijëve dhe djemve të mi e nuseve të tyre”.

Atij i kanë mbetur dhe katër vjet burg. Por për moshën e tij kjo do të thotë se liria e tij në moshën 90 vjeç mund të provohet e pamundur. Për të fjala amnisti do të thotë jetë më tepër.

“Me qenë me mlëshue 1000 herë faleminderit zotit po me çuan tek fëmijët të vdes tek ata, 1000 herë faleminderit edhe shtetit po me lëshuan gjallë”, shprehet ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori