LAJMI I FUNDIT:

Aksion humanitar në Maqedoni me ushqimin e tepruar të Vitit të Ri

Aksion humanitar në Maqedoni me ushqimin e tepruar të Vitit të Ri

Shoqata qytetare “Mirësia” ju bën thirrje të gjithë qytetarëve human, të cilëve do tju teprojë ushqimi gjatë natës së Vitit të Ri, të nesërmen (1 janar) ta dhurojnë në aksionin humanitar “Tryeza e Vitit të Ri për të pastrehët”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjatë kohës së fundvitit tryezat do të jenë plotë me ushqim, ku shumica për fat të keq do të përfundojë në hedhurina. Ju lutemi që në ato momente t’i kujtoni njerëzit që nuk munden ta sigurojnë një kafshatë goje. Në emër të shoqatës “Mirësia” kemi marrë iniciativë sikur vitin e kaluar që të grumbullojmë ushqimin e tepruar dhe tua dhurojmë të pastrehëve”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.

Ata thonë se të gjithë të interesuarit prej më 1 janar nga ora 13:30 deri 16:40, mund të kontaktojnë organizatorët dhe t’i infromojnë për adresën, dhe pastaj shoqata do të bëjë ndarjen e ushqimit për ata që kanë nevojë./Telegrafi/