LAJMI I FUNDIT:

Urimi i Astrit Deharit, për Vitin e Ri 2016 (Foto)

Urimi i Astrit Deharit, për Vitin e Ri 2016 (Foto)

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, që vdiq në rrethana të dyshimta në burgun e Prizrenit, në profilin e tij në Facebook kishte uruar, si më poshtë.

“Gëzuar Viti i Ri 2016 të gjithëve, por posaçërisht skamnorëve që sonte nuk kanë ku flenë, çka të hanë dhe çka të pinë! Urime Vitin e Ri të gjithë të burgosurve dhe të dënuarve politikë, rezistenca e të cilëve na bindë plotësisht se viti që po vjen do të jetë viti i rrëzimit të Qeverisë”, ka shkruar Dehari, një vit më parë. /Telegrafi/