LAJMI I FUNDIT:

Kirurgjia plastike, çka fryejnë femrat e çka rrisin meshkujt? (Video)

Kirurgjia plastike, çka fryejnë femrat e çka rrisin meshkujt? (Video)

Meshkuj që dëshirojnë të rrisin organin e tyre gjentitaldhe femra që rikthejnë virgjërinë shkojnë shpesh në klinikat e kirurgjisë plastike. Ka edhe femra të mbuluara të cilat shkojnë nëpër këto klinika për t’i përngjarë Kim Kardashianit.

Nita Kelmendi është një vajzë e re nga Prishtina. Pavarësisht kundërshtive të nënës dhe familjarëve të saj, ajo katër herë me radhë ka kryer intervenime plastike në hundën e saj. Kjo thotë se i është bërë mënyrë e jetës.

“Fillimisht nuk kam pasur ndonjë arsye. Veç kemi filluar si trend. Pas herës së parë më është bërë fiksim. Kam lexuar dhe e kam parë që kirurgjia plastike ose duhet të jetë afër perfeksionit, ose nuk duhet të jetë hiç”, thotë Nita.


Megjithatë, ajo është një nga vajzat që intervenimet i ka bërë vetëm në pjesën e saj të dukshme, por jo edhe në pjesët organike që nuk duken e që sipas kirurgut plastik Adem Kllokoqi janë mjaft në trend.

“Kërkesa më e madhe për korrigjime estetike është hunda. Personi një hundë të shtrembër e sheh si një mungesë të madhe, një hundë të shtrembër apo të gjatë. Pastaj, kur e bën atë korrigjim i kthehet vetëbesimi. Dhe kur ke vetëbesimin i sheh gjërat ndryshe”, rrëfen doktori.

73-vjeçarja që hoqi rrudhat e ballit

Ai ka thënë se shumë vajza pasi e bëjnë operacionin e tillë ndoshta pas pesë apo gjashtë muajsh e thërrasin dhe i tregojnë se gjithçka është në rregull. Të shpeshta, sipas tij, janë rastet kur tregojnë se tashmë janë edhe në lidhje me dikë.

“Realisht mosha që kërkon më tepër intervenime është mosha e re 16-18 vjeçe dhe deri në 40 vjeçe. Për kuriozitet, një shqiptare jona me 73 vjet jeton në Prishtinë, në ‘Bregun e diellit’, ka ardhur për t’i hequr rrudhat e ballit”, rrëfen doktori Kllokoqi.

Ky rast thotë doktori se e ka bërë kureshtar, pasi janë raste të rralla kur një person në këtë moshë do të bënte një intervenim të tillë.

“Ajo ka jetuar vetë dhe pas një kohe që bëri këtë intervenim, pas gjashtë muajsh, filloi të bashkëjetojë me një mashkull”, tregon doktori. /Zeri/


Femrat fyejnë gjokset, meshkujt rrisin “bylbylin” by gazetazeri

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike

Drejtësi
Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Kronika e Zezë
Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë

Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë

Prishtina
Mësohet data e publikimit të rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Kosovë

Mësohet data e publikimit të rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Kosovë

Lajme
Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet

Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet

Lajme
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Lajme
Kalo në kategori