LAJMI I FUNDIT:

Blero dhe Tara e ndjejnë mungesën e Afronës këtë fundvit (Foto)

Blero dhe Tara e ndjejnë mungesën e Afronës këtë fundvit (Foto)

Këngëtari Blero ka qenë mjaft produktiv në muzikë këtë vit, gjë që e ka bërë ndër këngëtarët shqiptarë më të kërkuar gjatë 2016-tës.

Edhe jeta e tij private u komentua mjaft shumë në media, megjithatë Blero prapëseprapë nuk heziton që ta bëjë publike përmes rrjeteve sociale.

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi në InstaStory ku shfaqet bashkë me vajzën e tij Tarën, teksa shikojnë së bashku një film.


Pranë tyre në natën e mbrëmshme nuk është gjendur Afrona, gjë që ka bërë që ata ta ndjejnë pak mungesën e saj.

Blero dhe Tara e ndjejnë mungesën e Afronës. Foto nga Instagram Story.

“Koha e filmit me princeshën time. Po na mungon shum Afrona”, ka shkruar Blero në mbishkrimin e fotografisë së publikuar, ndërsa nuk është bërë e ditur se pse Afrona nuk gjendet pranë tyre në këto ditë festash. /Telegrafi/