LAJMI I FUNDIT:

Izmaku kërkon protestë, reagim ndaj fjalëve fyese të Kurteshit

Izmaku kërkon protestë, reagim ndaj fjalëve fyese të Kurteshit

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku në fillim të seancës plenare ka kërkuar nga Kadri Veseli, protestë pesë minuta ndaj fjalëve fyese të Sami Kurteshit.

Ajo tha se gjuha e përdorur nga Sami Kurteshi është e patolerueshme.

Ndërkaq, lidhur me këtë çështje ka folur edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj. Ai tha se për fjalë fyese duhet të distancohet edhe Isa Mustafa, i cili ka fyer më parë deputetët e opozitës.


“Nëse duhet të distancohet atëherë duhet të flasë kryeministri dhe të distancohet për fjalët: knus, pulë, kali, gomar. Tek e fundit ku është dallimi mes lopës dhe gomarit”, ka thënë Haradinaj.

Edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka folur lidhur me këtë çështje.

“Nuk është marre të kërkojmë falje. Shpresoj që të mos ndodhë të bëhen fjalë fyese. Kërkoj falje vetëm është mirë që kjo mos të ndodhë. Kërkoj falje edhe në emër të kryeministrit, edhe në emër të Shqipe Pantinës, e cila më ka fyer”.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori