Debati i fortë mbi ndërhyrjet në kompjuterë nga ana e Rusisë, bashkëfajësinë e Kremlinit dhe nëse këto ndërhyrje ndikuan që zgjedhjet të shkonin në favor të Trumpit, do të vazhdojë për disa kohë.
Më pak i debatueshëm është fakti që Trumpi ka sinjalizuar marrëdhënie më të ngrohta me Moskën.
Duke folur për veten e tij në vetë të tretë, gjatë fushatës Trumpi kandidat shpalli me krenari se “Presidenti Trump do të jetë shumë më i mirë për marrëdhëniet SHBA-Rusi”.
Dhe, e besonte apo jo udhëheqja ruse që Trumpi do të fitonte, të shumtë janë ata që thonë se në korridoret e Rusisë, pas fitores së Trumpit, nisën të hapen shishet e shampanjës.
Nëse Trumpi i përmbahet retorikës së tij gjatë fushatës – edhe pse, po të kesh parasysh tipin e tij kapriçoz, kjo është një “nëse” e madhe – ne mund të presim një ngrohje të marrëdhënieve mes SHBA dhe Rusisë, nga aq të ngrira sa janë aktualisht. E vërtetë, Kongresi, duke përfshirë një numër republikanësh, me shumë gjasë do të ngrejë pyetje të forta mbi çdo lloj détente-je me Rusinë. Por në fund të ditës, është krahu ekzekutiv që do të udhëheqë politikën e jashtme të vendit.
Rezultati mund të jetë më pak mbështetje për Ukrainën dhe NATO-n, dhe një zvogëlim, apo edhe heqje fare e sanksioneve. Secila prej këtyre do i jepte një shtytje të fortë liderëve të Rusisë. Kësaj mund t’i shtosh edhe një fitore të mundshme në Siri, si dhe valën e populizmit që ka përfshirë Europën, ku pjesa më e madhe e kësaj vale udhëhiqet prej politikanëve kundër establishment-it, që e shohin Putinin më shumë si aleat, se sa si kundërshtar. Nuk është habi se të shumtë janë ata që thonë që “Kjo është bota e Putinit, tashmë”.
Ndoshta. Edhe pse mund të mos e kuptojë ende, toka nën këmbët e Putinit ka lëvizur tashmë. Një problem është që, sado shqetësues që ishte Trumpi si kandidat, në një kuptim ironik, demokracia amerikane mbizotëroi: kandidatja që praktikisht mbështetej nga pjesa më e madhe e elitës politike dhe mediatike në vend, u rrëzua kur një pjesë e madhe e popullsisë, thjeshtë injoroi mendimin e tyre. Me Putinin që përballet me zgjedhje në vitin 2018, ky është një mësim që nuk është se i pëlqen shumë Kremlinit.
Sigurisht, Putini mundet gjithmonë të manipulojë zgjedhjet. Por një problem më i madh është që, nëse SHBA nuk është më armiku numër një i Rusisë, Putini nuk do të ketë tjetërkënd për të fajësuar, për gjendjen e trishtë të ekonomisë së Rusisë.
Pakënaqësia ishte e qartë tashmë, që pas rizgjedhjes së fundit të tij në presidencë në vitin 2012, kur në qytetet më të mëdhenj të Rusisë shpërthyen protesta masive, për manipulimin e votave dhe korrupsionin. Menjëherë, Putini dhe të tijtë ndezën retorikën nacionaliste.
Protestat ndodhën, shpjegoi Putini, jo për shkak të zgjedhjeve të manipuluara, por sepse Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, “u dërgoi një sinjal” tradhtarëve në Rusi. Në të njëjtën kohë që hidheshin akuza se Amerika po përpiqej të organizonte një revolucion, OJF-të e mbështetura nga perëndimi në Rusi u detyruan të regjistrohen si “agjentë të huaj”.
Rusëve iu tha se revolucioni i Maidanit në Ukrainë në vitin 2014, nuk ishte një kryengritje popullore kundër një presidenti të korruptuar, por “një grusht shteti fashist”, i orkestruar në Uashington. Me Perëndimin që u afrohej edhe më shumë kufijve të Rusisë, marrja e Krimesë – “Krimea është jona!” – ishte një veprim që pati mbështetje shumë të lartë popullore. Popullariteti i Putinit pësoi rritje, dhe sondazhe tregonin se përqindja e rusëve që e shihnin me sy të favorshëm SHBA ra nga 57% në vitin 2010, në 15% në vitin 2015.
Retorika e nxehur antiruse në fushatën presidenciale në SHBA, e ardhur kryesisht prej mbështetësve të Hillary Clintonit (që shumëkush supozonte se ishte presidente e sigurtë) vetëm sa i hodhi benzinë zjarrit të mediave ruse të kontrolluara prej shtetit, të cilat shkruanin se vendi ishte nën rrethim, dhe se rusët duhet të fillonin të kërkonin se ku ndodhej vendstrehimi më i afërt bërthamor.
Por nëse veprimet e presidentit Trump ndjekin retorikën e tij gjatë fushatës, çfarë do të bëjë Rusia, pa SHBA si armik?
Populli rus i njeh meritën Putinit se ka rigjallëruar ekonominë, pas viteve katastrofikë nëntëdhjetë. Megjithatë, një pjesë të madhe të meritës e kishin çmimet e lartë të naftës, të cilët tani kanë rënë sërish në gjysmë. Rubla ka rënë shumë në vlerë, pagat reale kanë rënë dhe punonjësit rusë – të cilët prej një kohe të gjatë supozoheshin se përbënin shtyllën kurrizore të mbështetjes për Putinin – po protestojnë gjithnjë e më të shumtë në numër, pasi në disa raste, pagat thjeshtë nuk paguhen fare.
Sipas Bankës Botërore, gjysma e rusëve rrezikojnë të bien në varfëri. E vërtetë, ekonomia ruse mund të mso bjerë më tej, por në të ardhmen e parashikueshme, stanjacioni duket që do të vazhdojë.
Putini ka fajësuar sanksionet e SHBA dhe BE për gjendjen e vështirë ekonomike të Rusisë. Në fakt, përpara zgjedhjes së Trumpit, ai kërkoi që SHBA të paguajë dëmin që kanë shkaktuar sanksionet (përfshirë kundër-sanksionet e tij), si një kusht për përmirësim të bashkëpunimit me SHBA. Një presidencë Trump mund të shpjerë në lehtësim të sanksioneve, por impakti tek rusët e zakonshëm ka gjasë të jetë i kufizuar.
Rusët nuk kanë përjetuar asnjëherë një rënie të zgjatur ekonomike, në 16 vitet që Putini ka qenë president (recesioni i 2009 ishte i thellë, por i shkurtër). Pa një armik si SHBA për të fajësuar, Putini do të sfidohet t’u shpjegojë rusëve përse raftet e tyre janë gjithnjë e më bosh. Kryeministri i tij, Dmitry Medvedev e pati problem ta bënte këtë, kur u tha kohët e fundit pensionistëve të zemëruar në Krime: “Nuk ka para. Por mbahuni!”
Retorika nacionaliste mund ta humbasë jehonën, kur, në metaforën ruse, propaganda e televizorit të humbasë përballë realitetit të frigoriferit. Ka shenja që një gjë e tillë po ndodh. Të dhënat e sondazheve nga Qendra Levada, e vetmja kompani sondazhesh e pavarur në Rusi, zbulojnë se rusët janë më të prirur se sa një vit më parë, që ta gjykojnë qeverinë e tyre në bazë të mirëqenies vetiake.
Ekonomia ruse përballet me probleme serioze strukturore afatgjata ekonomike. Në kushte të tilla, aventurat e Rusisë në politikën e jashtme do të bëhen gjithnjë e më të papërballueshme.
Kjo nuk është aspak “bota e Putinit”. Mund të ketë eufori në Kremlin për pak kohë. Por teksa zgjedhjet e tyre afrohen, udhëheqësit e Rusisë ndoshta do të duan të kujtojnë proverbën e vjetër: “Kujdes nga ajo që kërkon. Mund ta marrësh”.
Stephen Crowley është profesor i Politikës në Oberlin College, ky drejton programin e Studimeve mbi Rusinë dhe Europën Lindore.
Wilson Center – www.bota.al
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Analizë rreth “të ardhmes së NATO-s dhe qëndrimeve të Donald Trump”
Bisedimet e klimës përfundojnë me premtimin prej 300 miliardë dollarësh – por shuma vlerësohet si “jashtëzakonisht e pamjaftueshme”
Shëtiste me biçikletë rrugëve të Birminghamit, polici arrin ta rrëzojë në tokë të dyshuarin – i gjen revole në çantë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh
I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Pavarësisht se e shpallën të vdekur dhe deshën ta djegin trupin e tij – i riu nga India që u zgjua megjithatë humbi jetën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj