LAJMI I FUNDIT:

Besa: Atë që e tha Ivanov, nuk i takon një presidenti të shtetit

Lëvizja Besa ka reaguar ndaj fjalimit vjetor të presidentit të shtetit, Gjorgje Ivanov, i cili tha se është kundër çdo federalizimi të shtetit. Nga Lëzijva Besa thonë se ky fjalim nuk i takon që ta bëjë një president i shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Maqedonia duhet të kalojë në ridefinimin e sistemit politik, marrëdhënieve etnike dhe sistemit të përgjithshëm shtetëror, ku gjuha shqipe duhet të jetë zyrtare në gjithë territorin e Maqedonisë. Atë që e deklaroi Gjorge Ivanov nuk i takon ta thotë një presidenti të shtetit”, deklroi Faton Fazliu, shef i kabinetit të kryetarit të Lëvizjes Besa.

Presidenti Ivanov në fjalimin e tij tha se si komandant i forcave të armatosura do të bëjë gjithçka që të mbrojë sovranitetin e dhe integritetin territorial të Maqedonisë./Telegrafi/