LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës prezanton të arriturat e vitit 2016

Komuna e Prishtinës prezanton të arriturat e vitit 2016

Sot në Komunën e Prishtinës u mbajt konferenca e fundvitit me ç’rast u prezantua puna dhe të arriturat e Komunës së Prishtinës gjatë vitit 2016.

Sipas një njoftimi, konferencën e hapi Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, i cili tha se kjo konferencë është një traditë që po instalohet e që nënkupton llogaridhënie për premtimet e bëra dhe për punët që janë bërë.

“Ne i kemi bërë 12 zotime, kemi punuar për këto 12 zotime, e kemi punuar edhe përtej këtyre 12 zotimeve dhe kjo shihet në raportet e punës”, ka thënë Shpend Ahmeti.


Më poshtë ua sjellim njoftimin e plotë:

Sot në Komunën e Prishtinës u mbajt konferenca e fundvitit me ç’rast u prezantua puna dhe të arriturat e Komunës së Prishtinës gjatë vitit 2016.

Para shumë të pranishmëve konferencën e hapi Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, i cili tha se kjo konferencë është një traditë që po instalohet e që nënkupton llogaridhënie për premtimet e bëra dhe për punët që janë bërë.

“Ne i kemi bërë 12 zotime, kemi punuar për këto 12 zotime, e kemi punuar edhe përtej këtyre 12 zotimeve dhe kjo shihet në raportet e punës”, tha Shpend Ahmeti. Ai tha se janë bërë punë të mëdha në të gjitha drejtoritë, por këtë herë janë veçuar 3 : Drejtoria e Shëndetësisë, Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Drejtoria e Inspeksionit.

Duke folur mbi arritjet në shëndetësi, Drejtuesja e Kabinetit të Kryetarit, Fitore Pacolli, tha se nga vitit 2014, buxheti dhe të gjitha vendimet tjera në këtë lami janë marrë në bashkëpunim të plotë me punëtorët shëndetësorë bazuar direkt në kërkesat e qytetarëve direkt ose përmes përfaqësimit të tyre në asamblenë komunale. Ajo vuri në dukje se gjatë këtij viti janë organizuar aktivitete të shumta dhe janë arritur rezultate të cilat edhe sivjet kanë avancuar shërbimet shëndetësore dhe kanë rritur cilësinë e tyre. “Deri ne muajin nëntor janë mbi një milion vizita shëndetësore dhe mbi dy milionë shërbime vetëm në QKMF, pa llogaritur Qendrën e Mjekësisë Urgjente. Niveli i referimit në SHSKUK, në këtë vit është nën shifrat 15%, çfarë do të thotë se mbi 85% të pacientëve trajtohen në Institucionet e Kujdesit Parësor Shëndetësor”, tha Pacolli. Funksionalizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Tophane, dixhitalizimi, i shërbimeve, laboratoret, shërbimet stomatologjike dhe mjekësia preventive sidomos në shkolla, e bëjnë shëndetësinë, një ndër fushat me të arriturat më të më dha në punën e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale këtë vit.

Drejtori i Drejtorisë së Investimeve Kapitale, Hysen Durmishi, duke folur për punët në këtë drejtori tha se Vetëm gjatë vitit 2016 drejtoria ka proceduar 1102 kërkesa të ndryshme të bashkësive lokale dhe banorëve për: ndërtimin e rrugëve, trotuareve dhe kanalizimeve, kërkesa për rregullimin e rrugëve dhe kanalizimeve, kërkesa nga kompanitë publike-leje për gropim dhe intervenime për sanimin e defekteve të ndryshme, kërkesa nga kompanitë për formime të komisioneve për kontrollimin e punëve, kërkesa të natyrave të ndryshme rreth definimit të zgjidhjes në teren etj. Nga numri i përgjithshëm, prej 1102 kërkesave të pranuara, 1101 janë zgjidhur, kurse vetëm një lëndë është mbartur për vitin 2017. Drejtoria për Investime Kapitale gjatë këtij viti ka realizuar 105 kontrata dhe ka realizuar 98.55 % të buxhetit.
Gjithësej shuma e mjeteve te realizuara në vitin 2016 është 7.403.319,47 €
, dhe këto mjete janë shpenzuar në 13,179.23km asfalt (kubëza) në rrugët urbane, 63,803.79km asfalt (kubëza) në rrugët rurale, 72,080.33m’ gjatësia e rrugëve urbane dhe rurale, 142,751.68m² rrugët me kubëza, 139,446.18m² asfalt 34,393.99m² trotuare, 18,530.00m’ kanalizim fekal, 16,522.00m’ kanalizim atmosferik, 5,499.53m’ ndriçimi publik dhe 6,510.00m’ ujësjellës.

Ndërkaq Drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit, Salih Zyba duke folur për zbatimin e ligjit dhe rendit në Komunë të Prishtinës tregoi se për të vendosur rregullin dhe ligjin në qytet dhe për të bërë riorganizimin e qytetit nga ne kërkohet që të jemi të pa kompromis për rastet të cilët vazhdojnë të ndërtojnë pa leje apo tejkalojnë lejet e ndërtimit. “Çdo informatë që kemi pranuar brenda tri viteve është trajtuar me paanshmëri dhe me kujdes të veçantë, dhe në momentin kur është konstatuar shkelja është vepruar në bazë të ligjit”, tha Salih Zyba.

Më tutje Zyba saktësoi se në periudhën trevjeçare u realizuan 124 rrënime të objekteve për banim kolektiv dhe individual si dhe objektet tjera si anekse, objekte afariste, garazhe, mure rrethuese, etj., të cilat u realizuan në afatin e paraparë. Në vitin 2014 u realizuan 53 rrënime, 37 rrënime u realizuan në vitin 2015 dhe 34 në vitin 2016. Ndërsa, në kuadër të inspektimeve të përditshme, inspektorët e sektorit të ndërtimtarisë, kanë shqiptuar mbi 191 gjoba për palët, me vlerë rreth 64,200.00 euro. Në të njëjtën kohë, është bërë edhe revokimi i gjitha lejeve që kanë rezultuar të jenë dhënë në mënyrë të jashtëligjshme.


Në fund Kryetari Shpend Ahmeti tha se sfida kryesore për vitin 2017 do të jetë uji i pijes 24 orë për të gjithë banorët, për të cilën tha se do të realizohet me sukses. Ai shpërndau edhe mirënjohje për punëtorët më të dalluar këtë vit, e ata janë: Adem Ahmetaj nga Drejtoria e kadastrit, Merita Mihovci nga Drejtoria e Inspeksionit, Gani Dobratiqi, Drejtoria e Bujqësisë, Ibrahim Gërvalla, drejtoria e Investimeve Kapitale, Sokol Gashi, Drejtoria e Pronës, Florim Krasniqi, drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, Veton Isufaj, Drejtoria e Financave, Gresa Deda, Drejtoria e Administratës Publike, Habib Qorri, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Fatos Osmani, Drejtoria e Arsimit, Nazife Krasniqi, Drejtoria e Urbanizmit dhe Labinot Ymeri, Drejtoria e Administratës Publike. (sic) /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje

Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën

Lajme
Kalo në kategori