LAJMI I FUNDIT:

Lekaj apel familjarëve të kryeministrit: Mos ia leni telefonin në dorë sepse po i ofendon njerëzit (Video)

Lekaj apel familjarëve të kryeministrit: Mos ia leni telefonin në dorë sepse po i ofendon njerëzit (Video)

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj i ka reaguar kryeministrit ndaj deklaratës që kishte dhënë para tri dite, ku e kishte krahasuar atë me Marko Gjuriqin. “Çfarë deklaron Gjuriqi, është nivel i Pal Lekajt. Të dy këta shërbehen me gjuhë rrugaçësh”, kishte shkruar kryeministri ne profilin e tij në facebook.

Ndërsa Lekaj duke komentuar këtë deklaratë të kryeministrit, mbrëmë në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel, kishte lutur publikisht të gjithë këshilltarët e kryeministrit dhe familjen e tij, që në orët e mbrëmjes meqë mund të lodhet kryeministri mos t’i lënë telefon afër që të shkruaj SMS-a e statuse pa i kontrolluar, sepse siç thotë Lekaj, po i ofendon njerëzit.

“Njerëzit që bien në një nivel të tillë si të kryeministrit nuk meritojnë dialog. Prandaj unë nuk do të lëshohesha në fjalorin që e ka përdorur kryeministri, sikur ta kishte përdorur një fëmijë ndoshta ja kisha falë, mirëpo një kryeministër i vendit të sillet me atë fjalor jo të mirë për qytetarët dhe për mua personalisht, mendoj që nuk do koment dhe të mbetet në ndërgjegjen e tij”, ka deklaruar Lekaj.


Ai ka thënë se nuk e ka ngacmuar kryeministrin para asaj deklarate, vetëm e ka quajtur pulë të detit dhe nëse nuk e ka kuptuar kryeministri se çfarë është pula e detit, Lekaj i thotë se ajo është shpeza më e butë që nuk reagon dhe mu në këtë drejtim e ka personifikuar kështu sepse nuk ka reaguar ndaj deklaratave të Vuqiqit.

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Drejtësi
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Lajme
Rreziku nga objektet e vjetra: Kush është përgjegjës për parandalim dhe reagim?

Rreziku nga objektet e vjetra: Kush është përgjegjës për parandalim dhe reagim?

Lajme
Asnjëri kandidat për kryeministër nuk e ka nënshkruar letrën e zotimit për çështjet e personave me aftësi të kufizuara

Asnjëri kandidat për kryeministër nuk e ka nënshkruar letrën e zotimit për çështjet e personave me aftësi të kufizuara

Lajme
MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit

MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit

Drejtësi
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori