LAJMI I FUNDIT:

Tevez bëhet lojtari më i paguar në botë, shumat që fiton ai në minutë, orë, ditë, javë dhe muaj do t’iu lënë pa mend

Tevez bëhet lojtari më i paguar në botë, shumat që fiton ai në minutë, orë, ditë, javë dhe muaj do t’iu lënë pa mend

Sulmuesi argjentinas Carlos Tevez tashmë është pjesë e Shanghai Shenhua.

Ai është shndërruar në lojtarin më të paguar në botë me kalimin e tij në Kinë.


Paga e tij vjetore do të jetë 34.4 milionë funte, apo kthyer në euro 40.32 milionë euro.

Sulmuesi argjentinas do të përfitojë brenda një minute 65 funte, ndërsa brenda një ore 3.920 funte.

Për një ditë si lojtari i Shanghait ai do të marr 94.200 funte.

Skuadrës kineze një javë për ta mbajtur Tevezin do t’i kushtojë 660 mijë funte.

Paga mujore e Tevezit në Kinë është 2 milionë e 860 mijë funte.

Ai më kontratën e re është larg lojtari më i paguar në futbollin modern. /Telegrafi/