LAJMI I FUNDIT:

Seanca konstitutive e përbërjes parlamentare do të mbahet të premten

Seanca konstitutive e përbërjes parlamentare do të mbahet të premten

Seanca konstitutive e përbërjes së re të Kuvendit të Maqedonisë do të mbahet pasnesër, më 30 dhjetor në orën 13. Seancën e caktoi kryetari në largim, Trajko Veljanovski dhe me të do të udhëheq ai, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përbërja e nëntë parlamentare do të ketë 120 deputetë. Më tepër mandate ka fituar koalicioni i kryesuar nga OBRM-PDUKM 51, koalicioni i drejtuar nga LSDM-ja 49 mandate, BDI 10, koalicioni Rilindje me Besë 5, Aleanca për Shqiptarët 3 dhe PDSH 2 mandate. Ndërsa nuk do të ketë deputetë nga diaspora për shkak të numrit jo të mjaftueshëm të votave.

Kryesuesi me seancën e parë emëron dy nga deputetët e zgjedhur të cilët sipas nevojës e zëvendësojnë në udhëheqjen me seancën, pastaj me thirrje të deputetëve e konfiromon numrin e deputetëve të zgjedhur prezent.

Kuvendi mund të konstituohet nëse në seancë marrin pjesë shumica e deputetëve të zgjedhur, ndërsa pasi që të konfirmohet kuorumi, zgjidhet kryetari dhe anëtarët e Komisionit për verifikim të Kuvendit, të cilët do t’i verifikojnë mandatet. Kuvendi nga rardhët e deputetëve zgjedh kryetar dhe nënkryetar të Kuvendit.

Përbërja e re e Kuvendit do të ketë 62 deputetë të ri dhe 58 nga përbërja e kaluar, ndërsa disa prej tyre kanë qenë të përzgjedhur nga populli edhe në përbërje tjera./Telegrafi/