LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri shpalosi rezultatet e punës një vjeçare të Qeverisë

Kryeministri shpalosi rezultatet e punës një vjeçare të Qeverisë

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa në një konferencë të fundvitit me gazetarë ka thënë se Qeveria e Kosovës ka arritur suksese të mëdha gjatë vitit që po e lëmë pas.

Ai tha se Kosova ka pasur rritje ekonomike, buxhet më të lartë në rajon prej 2 miliardë euro, është nënshkruar MSA-ja, është marrë rekomandimi për liberalizimin e vizave, anëtarësimi në UEFA e FIFA, etj.

“Në ekonomi kemi rezultate të prekshme, kemi rritje të zhvillimit ekonomik, 20 mijë vende të reja të punës presim t’i kemi këtë vit . Në bujqësi është rritur përkrahja për bujqit, është rritur konsumi për produktet vendore. Në infrastrukturë është punuar dukshëm për autostradën për Shkup”, u shpreh kryeministri.


Ai tha se gjatë këtij viti janë shënuar edhe dy njohje.

Mustafa gjatë konferencës për media foli edhe për bisedimet me Serbinë, raporton Telegrafi.

“Sa i takon dialogut kemi vazhduar me konstruktivitetin  tonë edhe përkundër që Serbia nuk po i zbaton marrëveshjet e po ngrit mure”, tha Mustafa.

Sipas kryeministrit gjatë këtij viti është punuar edhe në fushën e rendit dhe ligjit.

“Është bërë punë e mirë nga Policia e Kosovës në ruajtjen e rendit dhe ligjit. Është intensifikuar lufta kundër krimit dhe korrupsionit”, u shpreh Mustafa. /Telegrafi/