LAJMI I FUNDIT:

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KSHZ, mbaron funksioni i “ministrave të Përzhinës”

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KSHZ, mbaron funksioni i “ministrave të Përzhinës”

Kur KSHZ-ja do të publikojë rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, do të përfundojë funksioni i të ashtuquajturve ministra të Përzhinës dhe ministrave shtesë në Minsitrinë për Punë të Brendshme, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale si dhe Ministrinë për Shoqëri Informatike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deri në formimin e Qeverisë së re, në vend të Spasovskit në MPB do të ulet Agim Nuhiu nga rradhët e BDI-së, ndërsa në vend të Frosina Tashevska-Remenski në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale do të ulet Ibrahim Ibrahimi.

Nga funksionet do të largohen gjithashtu edhe Dime Spasov nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, dhe Oliver Andonov i cili e ka kryer funksionin e zv.ministrit në MPB./Telegrafi