LAJMI I FUNDIT:

Rritet shitja e shtëpive në SHBA

Rritet shitja e shtëpive në SHBA

Shitjet e shtëpive në SHBA u rritën më shumë se sa pritej në muajin nëntor dhe gjendja e konsumatorit shënoi nivelin më të lartë në 13 vite, duke përforcuar perspektivën për ekonominë në vitin që vjen.

Plani i Donald Trump për të ulur taksat dhe rritur shpenzimet në infrastrukturë pritet të nxisë gjithashtu rritjen ekonomike, edhe pse ka nxitur një rritje në normat e kredive hipotekare që mund të dëmtojnë tregun e shtëpive në terma afat-gjatë.

Departamenti i Tregtisë deklaroi një rritje të shitjeve të shtëpive të reja me 5.2 për qind, në 592 mijë njësi gjatë muajit të kaluar. Ky ishte ritmi më i lartë që prej vitit 2007.


Ekonomistët prisnin se shitjet e shtëpive për një familje të rriteshin me 2.1 për qind në 575 mijë njësi. Me bazë vjetore, shitjet u rritën me 16.5 për qind.

Në të njëjtën kohë, Universiteti i Michigan-it tregoi se indeksi i humorit të konsumatorit u rrit në 98.2 pikë për dhjetorin, niveli më i lartë që prej janarit 2004.

18 për qind e të anketuarve përmendën ndikimin favorizues të pritur nga politikat e Trump mbi ekonominë. /Telegrafi/