LAJMI I FUNDIT:

Ndihma e shpejtë në Dibër shpëtoi një person (Foto)

Ndihma e shpejtë në Dibër shpëtoi një person (Foto)

Reagimi i shpejtë i ekipit të Ndihmës së shpejtë, sot pasdite në afërsi të manastirit “Shën Gjorgjia”, në fshatin Rajçica, kanë shpëtuar një person, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas goditjes së shtyllës elektrik nga një shtetas i Dibrës me makinën e tij, vetëm disa minuata i është dashur Ndihmës së shpejtë për të arritur në vendin e ngjarjes dhe për t’a shpëtuar personin e aksidentuar.


Pas intervenimit të Ndihmës së shpejtë, personi është dërguar në Spitalin e Dibrës, për kurim të mëtejshëm. I aksidentuari kishte fat që goditi shtyllën elektrike, pasi mund të pësonte më keq dhe të binte në humnerën e thellë disa metra në rrugën Mavrovë-Dibër./Telegrafi/