Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se është duke monitoruar me kujdes vlerat e ndotjes së ajrit në 6 pika në Prishtinë dhe ato vlera tash e një vit janë në webfaqen e Komunës.
“Ditëve të fundit Ambasada Amerikane në Prishtinë ka vendosur edhe një matës shtesë në një pikë të lartë në qytet dhe në afërsi të Obiliqit, që me të drejtë ka shqetësuar qytetarët e Prishtinës. Sipas matjeve tona edhe Dardania është në një gjendje më të rëndë, ndërsa pikat tjera janë relativisht më mirë se sa këto dy të cekurat më lartë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu duhet të potencohet se ndotja e ajrit në Prishtinë nuk është fenomen i tanishëm, por situatë me të cilën Prishtina është përballur qe një kohë, e posaçërisht në periudha të temperaturave të ulëta, për shkak të përdorimit të formave alternative të ngrohjes.
Komuna e Prishtinës ka radhitur disa nga arsyet kryesore të ndotjes së ajrit:
1. Termocentralet në Kastriot/Obiliq;
2. Lejimi i importimit të automjeteve të vjetra;
3. Cilësia e naftës se importuar – me sasi të lartë të sulfurit;
4. Burime te ngrohjes ne amvisni (qymyri dhe druri) në pamundësi të shfrytëzimit të burimeve alternative tjera;
5. Ndërtimet e shumta dhe zvogëlimi i hapësirave të paasfaltuara apo betonuara;
“Në këtë drejtim sigurisht se ka masa afatshkurtëra dhe afatgjata për përballimin e situatës. Komuna e Prishtinës ka kërkuar dhe kërkon vazhdimisht nga autoritetet qendrore që të ndryshojnë vendimin për importimin e automjeteve të vjetra, si dhe të shtohet kontrolli i cilësisë së naftës e cila po shkakton ndotjen më të madhe të ajrit”, thuhet më tej në njoftim.
Komuna e Prishtinës në aspektin afatgjatë ka ndërmarrë këto masa:
1. Mbjelljen e mbi 3000 drunjve në dy vitet e fundit dhe shtimin e hapësirave të gjelbërta;
2. Kogjenerimi ka ofruar ngrohje të qëndrueshme dhe të përballueshme për 12,000 familje ose përafërsisht 60,000 banorë, duke reduktuar nevojën që këto familje të përdorin forma alternative të ngrohjes. Vitin e ardhshëm do të zgjerohet rrjeti edhe për 30,000 banorë të tjerë. Tashmë Prishtina ka reduktuar shpenzimin e energjisë elektrike për 20 përqind gjatë dimrit, por kjo natyrisht nuk ka ndryshuar prodhimin e termocentraleve në Obiliq. Megjithatë ka reduktuar përdorimin e formave alternative;
3. Blerja e 51 autobusëve me Euro 6 standard për reduktimin e emitimit të gazrave të dëmshme. Po ashtu në përfundim është rregullorja e re për taksi që tashmë do të ketë vetëm licenca për standarde të reja të makinave;
4. Rritja e pejsazhit të mbrojtur Gërmia në 2000 hektarë që është më shumë se dyfishim i hapësirës së mbrojtur nga ndërtimet;
Këto ditë është shtuar edhe analiza për masat afatshkurta që do të ndërmarrim:
1. Inspektimi i shtuar ndaj hapësirave ku ka ndërtim dhe shqiptimi i masave të menjëhershme në rast të krijimit te pluhurit;
2. Inspektim i shtuar ndaj bizneseve të vogla që përdorin djegie të tepruar të qymyrit dhe drunjve dhe nuk i kanë masat adekuate të filtrimit (furra, skara dhe të ngjashme);
3. Inspektim i shtuar në kontrollimin e lëndëve djegëse në bizneset e vogla dhe objektet kolektive;
4. Pastrimi më i shpeshtë i rrugëve;
5. Zbrazja e shpeshtuar e kontejnerëve;
6. Ndalimi i shfrytëzimit te fishekzjarreve;
Nga komuna është kërkuar edhe vendimi i ndalimit të veturave sipas regjistrimit Çift dhe Tek, në ditë të caktuara, mirëpo që kjo për shkak të numrit të policëve të trafikut dhe për shkak që nuk është kompetencë e Komunës është gati se e pazbatueshme.
Komuna po konsideron mbylljen e disa rrugëve për qarkullim të automjeteve për ta zbutur situatën. Kjo do të shkaktojë vonesa në komunikacion, por këto masa janë të domosdoshme për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.
Komuna kërkon nga qytetarët që të lajmërojnë bizneset dhe ekonomitë familjare ndotëse në numrat 080012233, 080012244 dhe 080012255, dhe po ashtu kërkon nga qytetarët që të zvogëlojnë përdorimin e makinave në këtë situatë, duke u dakorduar me kolegët që disa persona të përdorin një veturë gjatë shkuarjes dhe kthimit nga puna./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Në dhjetor bëhet publike masa e kursimit “Shporta e Vitit të Ri”
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj