Nuk mund të ketë zhvillim ekonomik pa pasur sektor të qëndrueshëm të ujit të pijes, atij industrial si dhe ujitjes, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci gjatë vizitës që i bëri fabrikës së përpunimit të ujit në fshatin Shkabaj, e cila ndodhet në fazën e përfundimit.
Kreu i MZHE-së gjatë vizitës në fabrikën e ujit dhe stacionet e pompimit, është shoqëruar nga zyrtarë të BE-në në Prishtinë dhe anëtarë të Bordit dhe Menaxhmentit të KRU Prishtina.
“Duke i ditur afatet kohore kemi vendosur të dalim dhe të shohim nga afër si janë zhvilluar punët dhe për të parë se cilët janë hapat vijues drejt realizimit final të këtij projekti. Është një projekt kryevepër infrastrukturore, është njëri nga projektet më të rëndësishme dhe më të mëdha në sektorin e ujërave”, tha Stavileci.
Sa i përket investimeve në sektorin e ujërave edhe të ngrohjes, sipas Stavilecit, kjo fabrikë do të jetë njeri nga modelet sikur që është sot Termokosi për koogjenerim, ndërsa nga ky projekt do të përfitojnë Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë Kosova dhe Graçanica, dhe do të ketë edhe një varg përfitimesh tjera indirekte që do të sjellë.
Ministri Stavileci ka falënderuar Komisionin Evropian, Gjermaninë, Zvicrën, Luksemburgun dhe donatorët tjerë që kanë mbështetur sektorin e ujërave, duke theksuar se angazhimet e Qeverisë nuk përfundojnë me kaq, por në kuadër të reformave ekonomike do të ketë projekte investive në këtë sektor, i cili do të jetë në shërbim të gjithë qytetarëve të vendit.
Nga ana tij, Thomas Gnochi shef i seksionit politik, ekonomik dhe integrim evropian në Zyrën e BE-së në Prishtinë, tha se përmes këtij projekti do të furnizohen jo vetëm qytetarët e Prishtinës me ujë, por edhe komunat përreth, ku qytetarët do të kenë benefite në mënyrë direkte. “Për ne është kënaqësi që kemi pas mundësinë që të kontribuojmë në këtë projekt me shumën rreth 5 milionë euro në grante, së bashku me donatorë të tjerë, veçanërisht me KfW. Pra, ky është projekt i rëndësishëm ngase furnizimi me ujë është i qenësor për të mirën e qytetarëve dhe për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, tha Gnochi.
Kryesuesi i Bordit të KRU Prishtina, Amir Gashi ka bërë të ditur se Fabrika në Shkabaj është në përfundim e sipër, tani priten të bëhen testimet nga fillimi i vitit të ardhshëm, të cilat testime do të bëhen së bashku me ndërkombëtarët dhe punë kryesit.
Ilir Avdullahu – Kryeshef i KRU “Prishtina”, tha se gjithçka po shkon mirë dhe beson se uji do të mbërrin te konsumatorët rreth marsit 2017, ndërsa kapaciteti përpunues i fabrikës do të jetë 700/l për sekondë.
Ndryshe, vlera e përgjithshme e këtij projekti është 30 milionë euro, nga të cilat 20 milionë kredi nga Ujësjellësi Prishtina nga KFW, 5 milionë euro grante nga Komisioni evropian, 5 milionë nga Qeveria e Kosovës dhe 5 milionë nga Komuna e Prishtinës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pagat me rritje në sektorin publik
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Sinsay vjen për herë të parë në Kosovë – Dyqani i ri hapet në Central Park!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Rritja e pagave në sektorin publik - Murati tregon se nga sa do të përfitojnë policët, mësuesit, zjarrfikësit dhe të tjerët
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?