Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit kryeministër i vendit, Isa Mustafa, ka shfrytëzuar 27 vjetorin e themelimit të LDK-së për t’iu thënë disa deputeteve se demarkacionin me Malin e Zi do ta votojnë sepse në këtë proces kanë një përgjegjësi historike.
Në përvjetorin e 27 të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, u tha se ky subjekt politik ishte një fanar ndriçues e shtetit, përgjatë këtyre viteve.
Në këtë ceremoni, ku ishin familja Rugova, ministra, deputet, ambasadorë, anëtarë të komunave, themelues të degës së LDK-së, zyrtarë e persona të tjerë, fjalën e morri kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit kryeministër i vendit, Isa Mustafa, i cili tha se themelet e LDK-së, janë dëshmuar të forta sepse kjo parti vazhdimisht i ka përfaqësuar interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
“Lidhja Demokratike e Kosovës, u bë fanar ndriçues i Kosovës dhe krejt shqiptarëve. Ky fanar vazhdoi ta ndriçojë Kosovën dhe do t’i mposht dritë-hijet e herë pas hershme, sado të forta që janë ato…Themelet e LDK-së, të vëna 27 vjet më parë janë dëshmuar të forta sepse LDK është krijuar për të përfaqësuar interesat e qytetarëve të Kosovës dhe sepse LDK ka ruajtur dhe do ta ruaje përgjithmonë këtë përcaktim…Lidhja Demokratike e Kosovës, sot po dëshmon se vazhdon të jetë ajo forcë politike që ka qenë strumbullar i unitetit të brendshëm, gjatë dekadës së fundit të shekullit të kaluar…LDK ka dëshmuar se është e palëkundur në orientimin euro-atlantik të saj, jo vetëm duke ndërmarr hapa dhe duke treguar përfarimin me Bashkimin Evropian, të NATO-s, dhe përforcimin e njësisë së përhershme me SHBA, por edhe duke kapërcyer sfida të caktuara, të cilat neve na i hapin mundësinë në BE”, tha Mustafa.
Mustafa përmendi zgjedhjet e ardhshme duke i cilësuar si një shans të kësaj partie për qeverisje lokale. Ai tha se duhet së bashku t’i shtyjnë përpara vendimet e tyre, ani pse këto nuk iu përshtaten opozitarëve.
“Dy vjet më parë kemi marrë orientimin e Qeverisë së Kosovës, debatin shkaktuar për koalicionin me PDK-në. Unë jam përpjekur ta kuptojë si vlerë dhe kulturë politike të LDK-së, të Kosovës, si simbol i pjekurisë politike të saj, si kryetari i LDK-së, ashtu sikurse iu besoj dhe e di mirë që PDK, ka qenë dhe është rivali kryesor i yni. Por ne jemi të përcaktuar të lidhim një koalicion qeverisës, që ta nxjerr Kosovës nga kriza politike dhe për të menaxhuar procese shumë të rëndësishme dhe të ndjeshme, për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës. Me këtë rast, ne nuk jemi nisur nga rivalitetet politike sepse ato i kemi konsideruar të përfunduara në procesin zgjedhor, por jemi nisur nga interesi i vendit për të marr vendime të mëdha, të cilat mund t’i marrin vetëm dy subjekte të mëdha politike…Kërkojë nga ju që të shfrytëzojmë këtë ditëlindje të LDK-së, për ta përforcuar unitetin e brendshëm. Vitin e ardhshë m ne kemi zgjedhjet lokale dhe LDK, jo vetëm që duhet të vazhdojë qeverisjen në komuna por duhet të aktivizojë strukturat që të qeverisin edhe në komuna tjera”, tha Mustafa.
Kurse për çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, Mustafa tha se duhet t’ia bëjmë me dije disa deputetëve se këtë çështje do ta zgjidhim, pasi për këtë çështje kanë një përgjegjësi historike.
“Ne jemi të vendosur të punojmë që sa më parë të adresojmë çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi, në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Në mënyrë që të filloj sa më shpejt lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës në BE. Duhet të iu treguar disa deputeteve tanë se këtë punë do ta bëjmë sepse ne në këtë proces kemi një përgjegjësi historike të cilët duhet ta menaxhojmë si LDK, sepse LDK, ka dëshmuar në shumë procese të ndjeshme, se nuk është subjekt politik që bën kompromis në tërë territorin dhe qytetarët e Republikës së Kosovës. Prandaj, marrëveshja me Malin e Zi sipas ekspertizave profesionale vendore e ndërkombëtare dhe të pangjyrosuar politikisht e partiakisht, është korrekte dhe në interes të Kosovës…Ratifikimin e shpejtë të kësaj marrëveshje e bëjnë të domosdoshme edhe zhvillimet e fundit globale të cilat rrezikojnë të shtrijnë ndikimin e tyre edhe në rajonin tonë, për shaka se janë të bindur se marrëveshja është korrekte…LDK-së nuk i falet të bie në grackë sepse ne jemi subjekti më i vjetër politik i Kosovës dhe pjesëmarrës i të gjitha proceseve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, tha Mustafa.
Në fund, kryeministri Mustafa tha se Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë shumë punë, por që janë mbuluar përkohësisht nga gazi lotsjellës, nga ngjyrosja e protestuesve.
Duke i cilësuar si pushtetkërkues, të cilët kanë kryer edhe sulme të armatosura, Mustafa tha se do të kaloj mjegulla dhe shteti i Kosovës do të ketë pamje të kristalizuara
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A