INDEP dhe kolegji “Universum” kanë mbajtur tryezë diskutuese lidhur me konsumimin e produkteve vendore në Kosovë. Në këtë tryezë ishin panelistë Visar Kelmendi (Klubi i prodhuesve të Kosovës), Burim Ejupi (Instituti për Politika Zhvillimore), Alejtin Berisha (Kolegji Universum) dhe Learta Hollaj (hulumtuese e lartë e INDEP).
Në këtë tryezë u prezantua hulumtimi i kryer nga INDEP në bashkëpunim me studentët e kolegjit “Universum” që pasqyron opinionin publik të konsumatorëve lidhur dhe mbi konsumimin e produkteve vendore. Qëllimi i këtij hulumtimi ishte njoftimi i opinionin të gjerë se si qëndrojmë në aspektin e konsumimit të produkteve vendore dhe a po konsumojmë mjaftueshëm, duke pasur qëllim identifikimin e arsyeve që shtyejnë drejt konsumimit apo jo të produkteve vendore; e cila nga ana e vetë do t’u ndihmojë si institucioneve qeveritare si vetë bizneseve në politikëbërje, respektivisht në përmirësimin e asaj çka ofrohet nga prodhuesit vendor.
Alejtin Berisha, drejtor ekzekutiv i kolegjit “Universum” tha se lokomotiva e zhvillimit ekonomik është sektori privat dhe se ata si kolegj e mbështesin vazhdimisht sepse e mira, sipas tij, nuk vije nga qielli, por nga fuqizimi i sektorit privat që çon në zhvillimin ekonomik të vendit.
Ndërkaq, tryezës iu drejtua edhe Visar Kelmendi, kryetar i Klubit të Prodhuesve të Kosovës. Ai tha se Kosovës së pa traditë po i hapet tregu me traditë 70 vjecare, i cili është një sfidë e vërtetë për prodhuesit vendor në Kosovë. “Ne nuk kemi pasur asnjë mbështetje reale nga Qeveria por vetëm deklarative. Duhet kuptuar që pa fuqizim të prodhuesit vendor nuk ka zhvillim dhe po shihet që s’mundemi me ecë përpara. Obligim i Qeverisë ka qenë që para se ta nënshkruajnë MSA-në me i evidentu kapacitetet e veta me na fuqizu me të gjitha kapacitetet e mundshme që të përgatitemi për një fuqi konkurruese me tregun evropian.”
Sipas të gjeturave të hulumtimit të prezantuar nga vetë autorja Leartë Hollaj, hulumtuese e lartë në INDEP, del se 94% të të anketuarve janë deklaruar se konsumojnë produkte vendore; por vetëm 7.3% e tyre janë deklaruar që pjesëmarrja e produkteve vendore në shporten e produkteve të konsumuar në baza mujore është mbi 70%. Ndërkaq, sipas kritereve përzgjedhëse të konsumimit të produkteve nga qytetarët, del se rol primar ka cilësia (71%), çmimi (46%), pastaj ekspozimi në rafte, marketingu etj. Ndërkaq, ndonëse 94% të tyre kanë deklaruar se konsumojnë produkte vendore, 56% prej tyre mendojnë se konsumatorët nuk janë të informuar sa duhet lidhur me produktet vendore. Përfundimisht, doli se marketingu luan rol shumë të madh në përcaktimin e konsumimit të produkteve vendore për shkak se produktet me marketingun më aktiv, ishin ato që u përmendën më shumë prej të anketuarve. Ndonëse nga vetë të anketuarit nuk është identifikuar si faktor kyç.
Pas panelit, u hap diskutimi për të pranishmit të përbërë nga studentët, ligjërues e akterë përfshirës në sektorin privat, të cilët diskutuan për problemet e evidentuara nga hulumtimi. Nisma e INDEP dhe Universum-it u përshëndet dhe u kërkua më shumë punë dhembështetje nga institucionet qeveritare për sektorin privat.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Inter City – Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
Në muajin prill do të mbahet ngjarja më madhe e bizneseve në Sofje për të ridefinuar tregtinë E-commerce
SAMSUNG GALAXY S25: Shpejtësi, fuqi dhe saktësi – E disponueshme në Gjirafa50!
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama