LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Gjykatën Speciale mos e shikoni si ndëshkim, por si avantazh

Thaçi: Gjykatën Speciale mos e shikoni si ndëshkim, por si avantazh

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës deklaroi se Gjykata Speciale nuk është produkt i vendimeve të gabuara dhe nuk duhet të shikohet si ndëshkim, por si avantazh për të vërtetën e Kosovës.

Ai tha se presioni ndërkombëtar për themelimin e Gjykatës ka ardhur si rrjedhojë e përvojës së keqe në mbrojtjen e dëshmitarëve.

“Presioni ndërkombëtar për themelimin e saj ka ardhur si rezultat kryekëput i përvojës së keqe në mbrojtjen e dëshmitarëve, pra të kërcënimit apo vrasjes së tyre. Ky është argumenti kryesor që nuk kemi mundur ta sfidojmë bashkësinë ndërkombëtare për themelimin e kësaj gjykate dhe jo politikës së gabuar”, tha ai në adresimin e parë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/