LAJMI I FUNDIT:

Chelsea konfirmon shitjen e Oscarit në Kinë, bëhet futbollisti më i paguar në botë!

Chelsea konfirmon shitjen e Oscarit në Kinë, bëhet futbollisti më i paguar në botë!

Chelsea ka vendosur ta lë të lirë Oscarin të largohet.

Mesfushori brazilian nuk është një titullar fiks në formacionin e ‘Bluve’ që prej ardhjes së trajnerit italian, Antonio Conte.


Kjo situatë nuk i ka pëlqyer aspak Oscarit, i cili ishte njëri ndër më të mirët që nga transferimi i tij nga Internacional te Chelsea dhe mendonte largimin.

Oscar do të largohet nga Chelsea për 62 milionë euro
Lexo po ashtu Oscar do të largohet nga Chelsea për 62 milionë euro

Këtë situatë të tij e ka shfrytëzuar skuadra kineze, Shanghai SIPG, e cila trokiti në dyert e londinezëve duke bërë një ofertë të madhe për shërbimet e tij.

Pas kësaj, Chelsea kanë bërë të ditur se mesfushori Oscar do të nënshkruajë për Shanghai SIPG në janar, për një tarifë të raportuar prej 60 milionë funte.

Raportohet se ai do të paguhet 400.000 funte në javë, duke e bërë atë lojtarin më të paguar në botë, të paktën deri sa Carlos Tevez t’i bashkohet Shanghai Shenhua dhe të fitojë shifrën e raportuar prej 615,000 në javë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”

Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”

La Liga
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale

Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale

Bundesliga
Conte te Napoli kërkon tre ish yjet e Serie A dhe garanci për blerjen e tyre

Conte te Napoli kërkon tre ish yjet e Serie A dhe garanci për blerjen e tyre

Serie A
Pep Guardiola tregon fajtorin për humbjen ndaj Manchester United në finale të FA Cup

Pep Guardiola tregon fajtorin për humbjen ndaj Manchester United në finale të FA Cup

Premier League

"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin

La Liga
Supergoli i Granit Xhakës i jep Bayer Leverkusenit fitoren në Kupën e Gjermanisë

Supergoli i Granit Xhakës i jep Bayer Leverkusenit fitoren në Kupën e Gjermanisë

Bundesliga
Kalo në kategori