LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: Buxheti i Kosovës varfëron qytetarin e Kosovës

Ymeri: Buxheti i Kosovës varfëron qytetarin e Kosovës

Kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri tha se buxheti që prezantoi Qeveria e varfëron qytetarin e Kosovës.

Sipas Ymerit, fatkeqësia e këtij vendi është se asgjë nuk ndryshon politika qeveritare, karshi zhvillimit ekonomik.

“E dëgjova kryeministrin Mustafa që tha se rritja ekonomike jo që është më e madhe në rajon por dhe në vendet e BE-së. Kështu e kemi fituar një lloj stabiliteti dhe qëndrueshmërie ekonomike, që Kosova do ta ketë një të ardhme të ndritur. Ndërkohë në realitet edhe po të jetë kjo rritje ekonomike, pra Kosova nuk është duke u zhvilluar, sepse ekonomia jonë është jashtëzakonisht e dobët”, tha Ymeri.


Sipas tij, këtu ka hapësirë për të mashtruar me numra dhe këtë hapësirë Qeveria zakonisht e përdor.

Qëndrimin e deputetëve të PDK-së Ymeri e ka quajtur veprim përtej hipokrizisë.

“Grupi i PDK tha se ky buxhet nuk vlen pesë pare dhe pastaj tha se do ta votojnë. Kjo është përtej hipokrizisë. Ky buxhet nuk meriton të kalohet, as kjo Qeveri të përgëzohet. Vazhdimi i kësaj situate në aspektin ekonomik, po e bënë Kosovën që interesimi për të ikur po rritet”, tha Ymeri. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Kalo në kategori