Në prag të festave të fundvitit, zyrtarët e Policisë së Kosovës, kanë theksuar se situata e sigurisë në vend vlerësohet te jete e qetë dhe e qëndrueshme. Megjithatë, sipas tyre, organet e rendit do ta kenë një plan veprimi, si dhe një vigjilencë më të shtuar, gjatë kohës kur qytetarët do të kremtojnë, qoftë festën e Krishtlindjeve, qoftë festën e Vitit të ri.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, thotë se angazhimi i policisë do të jetë sikurse edhe viteve tjera, në festat e fundvitit.
“Policia edhe këtë fundvit, sikurse viteve te kaluara, do te kujdeset për mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend, shtimin e vigjilencës dhe prezencës policore në rrugë, kontrollin e rrjedhës në trafik, si dhe monitorimin e masës së qytetarëve të cilët dalin në rrugë, sheshe apo lokacionet tjera të hapura, për pritje të ndërrimit të moteve.”
“Po ashtu, PK-ja do te ndërmarrë masat e nevojshme policore ndaj veprimeve të mundshme kundër ligjore, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe parandalimit të rasteve të çfarëdo natyre, ku do të ketë prezencë dhe vigjilencë më të shtuar policore”, thotë Hoxha.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Qeverisë së Kosovës, Valdet Hoxha, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se në fundvit, kur parashihet mbledhja e turmave për festime të ndryshme, mekanizmat e sigurisë, përfshirë edhe policinë, bëjnë plane të veçanta operative për të menaxhuar situatat.
“Natyrisht që ky vit është pak më specifik për shkak edhe të zhvillimeve globale, kryesisht në aspektin e radikalizmit dhe për shkak të ngjarjeve që të gjithë ne i dimë tash së fundmi. Natyrisht që kjo nuk ka kaluar pa u futur në planet tona të veprimit dhe hartimin e planeve të reja për përballje me situata të mundshme”, ka thënë zëvendësministri Hoxha.
Në anën tjetër, njohësi i rrethanave të sigurisë në vend, Burim Ramadani, profesor i Sigurisë Kombëtare në Kolegjin ISPE, thotë për Radion Evropa e Lirë se deri më tash nuk ka pasur raste që të kenë shkaktuar prishjen e stabilitetit, sigurisë publike apo të përgjithshme në Kosovë, në këto lloj festash. Por, sipas tij, megjithatë, institucionet e sigurisë duhet ta kenë të qartë se në çfarë niveli duhet ta rrisin nivelin e sigurisë.
“Festat e fundvitit janë një prej targeteve ose periudhave target që e kanë shfrytëzuar organizatat e ndryshme terroriste nëpër vende të ndryshme nëpër botë. Besoj që kjo nuk lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me Kosovën. Por, nuk besoj që duhet të përjashtohet nevoja për analizimin e saktë dhe të qartë të nivelit të rrezikshmërisë”, ka thënë profesor Ramadani.
Ai ka shtuar se është tepër e rëndësishme që qytetarët e Kosovës të jenë të informuar për vlerësimet që bëjnë institucionet e sigurisë.
Zëvendësminsitri Hoxha thotë se të gjitha informacionet eventuale për cenim të sigurisë trajtohen seriozisht nga mekanizmat e sigurisë.
“Nuk ka ndonjë indikacion shqetësues, të paktën, të ditur deri më tani. Por, këto ngjarjet e fundit janë trajtuar me seriozitetin më të madh dhe kryesisht janë hartuar planet, në kuptimin e preventivës, por edhe që të jemi të gatshëm për çdo situatë, sepse, në akte të tilla, natyrisht që edhe vendet me një konsolidim bukur të mirë të mekanizmave të sigurisë, po e shihni që po përballen me akte të ndryshme. Kështu që nuk ka se si të jemi imunë edhe ne ndaj kësaj, por që ne po i bëjmë përgatitjet dhe fatmirësisht, mekanizmat e sigurisë janë në nivel të detyrës”, thotë ai.
Në vitin 2014, gjatë festave të fundvitit, gjegjësisht më 26 dhjetor, Policia e Kosovës pati kapur shtetasin serb, Slobodan Gavriq, i cili në veturën e tij po barte 12 kilogramë material shpërthyes. Gavriq është dënuar nga një Gjykatë në Prishtinë, me 13 vjet heqje lirie, nën akuzën për vepër terroriste. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos