LAJMI I FUNDIT:

Ndotja e ajrit, trefish më e lartë nga e lejuara

Ndotja e ajrit, trefish më e lartë nga e lejuara

Përkeqësimi i nivelit të cilësisë së ajrit në Prishtinë, ka vënë në alarm Ministrinë e Mjedisit të Planifikimit Hapësinor të Qeverisë së Kosovës, por edhe dikasteret tjera, konfirmojnë zyrtarët të kësaj ministrie.

Zyrtarët e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kanë njoftuar se në dy ditët e fundit në Prishtinë është shënuar ngritje e vlerave të ndotjes së ajrit.

Kufiri i vlerave ditore të lejuara për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50 miligram për metër kub.


Letafete Latifi, drejtuese e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se në dy ditët e fundit, ndenja e ajrit është trefishuar në raport me vlerat e lejuara ditore.

“Është regjistruar vlera maksimle e mesatares ditore, deri më tani, 168.3 mikro gram për metër kub. Do të thotë, gjatë datës 19. 12. 2016 kemi pasur një vlerë që ka qenë maksimumi i të gjitha vlerave të regjistruara, flasim për mesatare ditore, deri më sot”.

Latifi ka shtruar se nga ngritja aktuale e nivelit të ndotjes së ajrit duhet të kenë kujdes dhe t’i reduktojnë daljet, sidomos grupet e ndjeshme të popullatës, sikurse të moshuarit, peronat që kanë ndjeshmëri nga sëmundjet astmatike, fëmijët, si dhe gratë shtatzëna.

Ferat Shala, ushtrues i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, duke folur për Radion Evropa e Lirë ka theksuar se kjo ministri, pranë saj tashmë ka ngritur një trup profesional dhe shkencor, e cila po punon me të gjithë akterët relevant, shoqërinë civile dhe grupet e ekspertëve shkencorë, për të parë, analizuar dhe vlerësuar gjendjen aktuale të ndotjes së ajrit në Kosovë.

Kjo trupë, sipas Shalës, ka nxjerrë rekomandimet e qarta për disa institucione që janë akterë dhe ka kërkuar që problematikat të adresohen dhe të merren masat parandaluese, që kanë të bëjnë kryesisht me çështjen e burimeve të ndotjes së ajrit

“Në vazhdën e këtij aktiviteti, Task forca ka nxjerr letër zyrtare për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë së Tregtisë dhe Industrisë dhe sot ka nxjerrë letër zyrtare për Pushtetin Lokal, gjegjësisht nivelin komunal. Brenda këtij aktiviteti janë të adresuara problemet e ndotjes, masat që duhet të ndërmerren, zbatueshmëria e legjislacionit aktual dhe atij që duhet të nxirret, si dhe koordinimin e politikave në nivel ndër-sektorial për parandalimin e shkallës së ndotjes së ajrit”.

Latifi thotë se faktorët që po ndikojnë në ndotjen e ajrit tashmë ka kohë që janë identifikuar, por atyre u është shtuar edhe faktori meteorologjik i ditëve të fundit.

“Në ndotjen e ajrit ose në përqëndrimet e larta në këto ditët e fundit, që janë paraqitur, janë emisionet që dalin nga industritë, nga transporti dhe nga amvisëria. Mirëpo, të gjitha këtyre emisioneve ose përqëndrimeve të larta të emisioneve, i kontribuojnë shumë edhe kushtet meteorologjike që janë duke mbretëruar ditëve të fundit”.

Ushtruesi i detyrës së ministrit Shala, thotë se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është duke bërë maksimumin e mundshëm, në aspektin ligjor dhe në aspektin e koordinimit ndërinstitucional, lidhur me parandalimin e ndotjes së ajrit.

Por, sipas tij, një pjesë e legjislacionit, që ka të bëjë me mbrojtjen e mjedisit, që nënkupton edhe parandalimin e ndotjes së ajrit, nuk është duke u zbatuar ashtu siç kërkohet.

“Veçanërisht është pak e ndjeshme çështja e ekonomive familjare, që në këtë kohë, veçanërisht në kryeqytet, janë ndër buruesit e ndotjes, burime të ndotjes, për shkak të temperaturave, për shkak të situatës stinore, për shkak t kushteve klimatike”.

“Ekonomia familjare është më vështirë e kontrollueshme, për shkak të djegieve të lëndëve joadekuate, si dhe bizneset e vogla. Përndryshe, pjesa tjetër, siç janë automjetet, tashmë janë adresuar problemet, kemi kërkuar masat shtesë dhe po presim nga Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Tregtisë dhe Ministria e Zhvillimit, si dhe e Pushtetit Lokal, që të veprojnë”.

Shala ka shtuar se megjithatë, Kosova nuk është vendi me ajrin më të ndotur në Evropë. Sipas tij edhe në disa nga vendet e Bashkimit Evropian, niveli i ndotjes së ajrit është afërsisht i ngjashëm me atë të Kosovës.

Ditë më parë, ekspertët e shëndetësisë në Kosovë, kanë theksuar se numri i të sëmurëve nga mjedisi i ndotur është shtuar, në veçanti në muajin e fundit, duke nënvizuar problemet e shtuara me mushkëritë dhe sëmundjet tjera respiratore. /rel/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori