Sipas një hulumtimi të nxjerrë nga UNDP-ja në bashkëpunim me Doganat e Kosovës, kjo e fundit ka arritur sukses gjatë vitit 2016 në kryerjen e punës me disa përjashtme të vogla.
Nga 200 respodentë sa janë anketuar të cilët kanë qenë klientë të Doganave në Kosovë, 86 për qind e tyre kanë deklaruar se nuk kanë dhënë ryshfet për kryerjen e punëve në këtë institucion.
Zëvendëspërfaqësuesja e UNDP-së, Alessandra Roccasalvo, tha se gjatë këtij raporti është arritur të kuptohet se që publiku percepton që ka korrupsion në Doganë.
“Hulumtimi jonë ka qenë shumë i vogël po që ka pas për synim 200 të anketuar, kemi pyetur njerëzit mbi eksportin, importin, procedurat do të thotë doganore dhe mbi shpedicionet dhe mbi perceptimin e korrupsionit i cili zakonisht ndikohet për shkak të ndërlikimit ë procedurave apo si manifestohet tek njerëzit. Disa nga njerëzit kanë thënë që asnjëherë nuk u ka shkuar mendja, disa nga ta kanë thënë se po kanë bërë një gjë të tillë. Pa hyrë më tepër në detaje më lejoni t’iu them që një shumicë e madhe afër 86 për qind nuk kanë dhënë ryshfet për doganën. Një gjë që e kam mësuar kur erdha në Kosovë është se lajmet zakonisht bëhen të vjetruara shumë shpejt dhe perceptimi i publikut është më i ndërlikuar për shkak se gjithmonë ka diçka të re”, tha ajo.
Kurse, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Doganave të Kosovës, Fahri Gashi, tha se gjatë vitit 2016 institucioni që ai e drejton ka pranuar një numër të raportimeve për shkelje të ndryshme të procedurave doganore për çka u shpreh se janë ngritur edhe kallëzime penale.
“Njësitet e brendshme gjatë periudhës janar-dhjetor 2016 kam pranuar 47 informata të ndryshme prej kanaleve të ndryshme lidhur me shkeljet e ndryshme të procedurave ose kodit të mirësjelljes ku 11 prej këtyre informatave janë pranuar përmes linjës ‘online’. Vetëm gjatë këtij viti zyrtarët e hetimeve nga Dogana kanë trajtuar 8 raste të zyrtarëve në hetime penale, janë iniciuar 22 raste disiplinore me gjithsej 34 zyrtarë në procedurë. Komisioni Disiplinor ka shqiptuar 21 masa disiplinore ndërsa në nivelin lokal janë trajtuar 9 raste dhe janë shqiptuar 11 masa disiplinore ndaj 11 zyrtarëve”, tha Gashi.
Kurse, zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Agim Krasniqi, tha se ky është raporti i parë i besueshëm i cili del direkt nga puna në Doganë.
“Ky hulumtim edhe ky raport që po prezantohet sot për çka edhe po i falënderoj edh një herë në emrin tim dhe të ministrit zyrën e UNDP-së për realizimin e tij, USAID-in për mbështetje financiare që hulumton për herë të parë nivelin e korrupsionit me klientë drejtë për drejtë të doganës që kanë punë të përditshme me Doganën e Kosovës. Qeveria e Kosovës dhe ministria e Financave në planin e saj qeverisës kanë objektiv kryesor luftën kundër dukurive negative dhe korrupsionit në çdo institucion dhe çdo nivel të qeverisë në këtë rast edhe dikasteret që janë nën menaxhimin e MF-së”, tha Krasniqi.
Ai shtoi se mision i qeverisë dhe ministrisë që ai e përfaqëson është luftimi i korrupsionit dhe dukurive tjera negative, gjë që është shprehur se të gjitha institucionet e vendit po punojnë në këtë drejtim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDogana e Kosovës pranon 1,360 aplikime për pozitat e reja doganore - procesi përzgjedhës së kandidatëve drejt përfundimit
Nissan X-Trail, hibridi më i avancuar në treg
Korporata Rugove lanson në treg produktet e reja të qumështit
Kur është mosha ideale për heqjen e dioptrisë me laser?
Ministria e Financave, pensionistëve: Kujdes ndaj lajmeve të rreme për skemat pensionale
Kartelat gati, të gatshëm për zbritje!
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete