LAJMI I FUNDIT:

Kushtetuesja të enjten cakton datën e vendimit për Vettingun

Kushtetuesja të enjten cakton datën e vendimit për Vettingun

Më shumë se dy muaj pasi u kundërshtua në Gjykatën Kushtetuese, të enjten “rojet” e Kushtetutës do të shprehen nëse ligji për Vetting-un është kushtetues apo jo.

Pas një mbledhjeje të lajmëruar në fundjavë për këtë të hënë, gjyqtarëve kushtetues iu është shpërndarë opinioni i Komisionit të Venecias, në të cilin ligji për vlerësimin kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve vlerësohet pozitivisht.

Burime nga trupa gjyqësore bënë me dije se gjyqtarët kanë pohuar se pasi të konsultohen me këtë material të përkthyer në shqip janë gati të mblidhen sërish më datë 22 dhjetor për të dhënë një qëndrim përfundimtar.


Por ndërkohë, që prej muajit tetor ligji i Vetting-ut është i pezulluar derisa të ketë një verdikt nëse ai është i pajtueshëm apo jo me Kushtetutën përderisa opozita e më pas edhe komuniteti i gjyqtarëve kërkojnë shfuqizimin e tij.

I miratuar në Kuvend me 88 vota dhe pa praninë e opozitës, marrja e një përgjigjeje nga Kushtetuesja për ligjin e Vetting-ut do t’i hapë dritën jeshilë zbatimit të Kushtetutës së re për ngritjen e institucioneve të reja në kuadër të reformës së shumëkërkuar në drejtësi.

Kundër ligjit u angazhuan në Gjykatën Kushtetuese, Partia Demokratike e më pas gjyqtarët e prokurorët. Interesi për vendimin e kësaj instance për Vetting-un është shumë i lartë, në një kohë kur zbatimi i këtij ligji është kushti për hapin e radhës për integrimin, hapjen e negociatave për anëtarësim.

Pak ditë më parë ambasadorja e BE, Romana Vlahutin tha në emisionin “Top Story” se rrëzimi i Vetting-ut nga Kushtetuesja do të vononte integrimin e Shqipërisë. Për ndërkombëtarët, sipas ambasadores, Vetting-u është i panegociueshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori