LAJMI I FUNDIT:

Aleanca për Shqiptarët: Gjuha e përdorur ndaj ambasadorëve është e patolerueshme

Aleanca për Shqiptarët: Gjuha e përdorur ndaj ambasadorëve është e patolerueshme

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur nga lideri i OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevski, para protestuesve të kësaj partie që kanë bërë presion mbi punën e KSHZ-së për disa ditë me rradhë. Aleanca për Shqiptarët gjuhën e përdorur nga Gruevski e vlerëson të patolerueshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dënojmë ashpër çdo tentim për pengimin e punës së KSHZ-së dhe të gjitha fyerjet dhe brohoritjet raciste dhe shoviniste që bëhen në drejtim të tyre dhe popullit shqiptar nga po këta njerëz. Thellësisht jemi të bindur se rruga e vetme e Republikës së Maqedonisë eshtë ajo drejt Perëndimit, integrimit në NATO dhe BE, bashkë me shtetet tjera të kësaj familjeje europiane. Prandaj, fjalori i përdorur i Nikolla Gruevskit në bisedat me përfaqësuesit ndërkombëtar, sidomos ndaj ambasadorit të SHBA-ve dhe atij të BE-së, janë fyerje ndaj miqve tanë të kahmotshëm perëndimor. Tentimi që të ofrohet destabilizim i vendit, për qëllime të ngushta partiake paraqet rrugën më të keqe të demokracisë”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

Aleanca për Shqiptarët u bën thirrje gjithë faktorët politikë në vend, që t’u shmangen deklaratave populiste dhe konflikt-nxitëse dhe të mos pengohet puna e KSHZ-së, që në mënyrë të pavarur të japin rezultatin e verdiktit të qytetarëve, të shprehur me votë më 11 dhjetor./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Fule: Është zhdukur plotësisht i ashtuquajturi motor i zgjerimit në BE

Fule: Është zhdukur plotësisht i ashtuquajturi motor i zgjerimit në BE

Lajme
Kalo në kategori