Prokuroria Publike e Soloturnit është duke shqyrtuar të iniciojë sërish procedurën penale të ndërprerë në vitin 2014, ndaj politikanit kosovar, Azem Syla.
Ndërprerja e procedurës në nëntor të vitit 2014 ndaj Sylës do të ketë qenë një goditje e rëndë për shefin e arkës për kompensime (Akso) në Kantonin Solothurn, Felix Wegmüller, shkruan gazeta Aargauer Zeitung. Ndërsa, procedura pati filluar në vitin 2012, për mashtrim të fondeve sociale.
Syla ngarkohej se në periudhën 2002 deri 2011 kishte marrë në mënyrë kundërligjore ndihma sociale në shumën prej 480 mijë frangash, transmeton albinfo.ch.
Bazuar në informatat e reja nga Kosova, Prokuroria është duke shqyrtuar nëse do ta rinisë procedurën ose jo.
“Ne do ta përshëndesnim këtë hap”, ka thënë ai. “Vazhdon të ekzistojë bindja se ndihmat sociale ishin marrë në mënyrë të padrejtë”.
Martin Blaser, kryetari i komunës Bibersit, vendi në të cilin ka banuar Syla sa ka qëndruar në Zvicër, thotë se për komunën “Rasti Syla” është i përmbyllur. Asambleja e qytetarëve atëbotë nuk kishte ndërmarrë ndonjë mjet juridik kundër vendimit për ndërprerje të procedurës dhe, me këtë mosveprim, ky rast nuk ka të bëjë më me Komunën.
Komuna ka pësuar një dëmtim nga e gjithë kjo. Por, mund të kalonte edhe më keq. Pasi që Arka Kantonale e Kompensimit kërkonte nga komuna kthimin e 117 mijë frangave, përcjell albinfo.ch.
“Komuna ia ka ndarë në mënyrë jo të ligjshme paratë e shumës kompensuese Azem Sylës. Dhe, kjo nuk ka të bëjë me ndërprerjen e procedurës”, thotë Blaser. “Por, duke qenë se mungon një shkelje e konstatuar ligji, atëherë bie edhe e drejta e Akso-s për të kërkuar para nga komuna e Bibersitit”.
Megjithatë, Prokuroria ende nuk ka vendosur nëse do ta rifillojë procedurën ndaj Sylës. Por, është në kontakt me autoritetet e Kosovës për të marrë vendimin përkatës.
Në vitin 2011 Zyra Kantonale për Migracion ia hoqi atij lejen e qëndrimit të përhershëm (viza C), gjë që e ka vërtetuar edhe Gjykata Federale. Në majin e vitit 2012 Syla qe detyruar të lëshonte Zvicrën dhe i është ndaluar për pesë vjet hyrja në Zvicër. /albinfo/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli
Gjykimi për shpërthimin në lokalin “Sekiraqa”, dëgjohen katër dëshmitarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale