LAJMI I FUNDIT:

Fillon heshtja zgjedhore për kryetar të Drenasit

Fillon heshtja zgjedhore për kryetar të Drenasit

Pas pesë ditë fushatë, e cila është zhvilluar kryesisht në “oda”, ka filluar heshtja zgjedhore për kryetar të Drenasit, ku në balotazh garojnë 2 kandidatë, nga PDK dhe Nisma.

Sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, heshtja zgjedhore fillon një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve dhe heshtja hyri në fuqi në ora 00:00, mes të premtes dhe të shtunës.

Në heshtjen zgjedhore ndalohet çdo organizim apo thirrje publike për cilin do kandidat që garon në zgjedhje, po ashtu janë të ndaluara edhe të gjitha llojet e marketingut.


Në garë për kryetar të Drenasit kanë mbetur Ramiz Lladrovci nga PDK dhe Isa Xhemajli nga Nisma, ku më 18 dhjetor, qytetarët e Drenasit do të zgjedhin për kryetar njërin nga kandidatët.

Në zgjedhjet e mbajtura më 4 dhjetor, garonin: Ramiz Lladrovci nga PDK, Isa Xhemajlaj nga Nisma, Bedri Nika nga LDK, Vehbi Berisha nga Fjala, Elmi Thaqi nga AKR dhe Xhavit Drenori i pavarur. Në lisën e votimit ishin edhe emrat e dy kandidatëve të pavarur që ishin tërhequr nga gara, Naim Bazaj dhe Rrahim Elshani./Telegrafi/