LAJMI I FUNDIT:

Lladrovci: Limaj e Krasniqi bënë fushatë të egër ndaj meje, u përgjigjem të hënën

Lladrovci: Limaj e Krasniqi bënë fushatë të egër ndaj meje, u përgjigjem të hënën

Kandidati për kryetar të Drenasit nga radhët e PDK-së, Ramiz LLadrovci, i ka ftuar qytetarët që të dielën t’i bashkohen vizionit të partisë së tij.

Lladrovci përmes një postimi në Facebook, tha se drejtuesit e NISMA-s, Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj, kanë udhëhequr një fushatë të egër ndaj tij dhe familjes së tij.

Ai thotë se përgjigjen atyre do t’ua jap të hënën duke aluduar në fitoren tij pas së dielës.


Postimi i plotë i Lladrovcit:

“Qytetarë të dashur të Drenasit,

Ju ftoj që të dielën, më 18 dhjetor, ta shprehni vullnetin tuaj të lirë, të garantuar me kushtetutë.

Ftoj veçanërisht qytetarët që nuk kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor në raundin e parë, që t’i bashkohen vizionit të PDK-së, ofertës më të mirë për të gjithë qytetarët e komunës sonë, pa dallim.

Kohët e fundit, drejtuesit e NISMA-s, Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj, kanë udhëhequr një fushatë të egër ndaj meje dhe familjes sime. Mirëpo, duke bartur mbi vete një përgjegjësi dhe kontribut atdhetar, njëherësh duke mos dashur që argumentet që posedoj të ndikojnë negativisht në garën zgjedhore të kandidatit që pa faj ndodhet në këtë mes, përgjigjet adekuate do t’i jap të hënën”, ka shkruar Lladrovci.

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori