Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Emanuel Demaj, ka marrë pjesë në takimin Ministerial të Kartës së Adriatikut A5 që po mbahet në Zagreb.
Sipas një njoftimi, Demaj, i cili po e udhëheq delegacionin e Republikës së Kosovës, në këtë takim ka prezantuar të arriturat dhe zhvillimet pozitive të vendit.
“Duke iu adresuar përfaqësuesve të vendeve pjesëmarrëse të Kartës së Adriatikut, ai ka theksuar nevojën e përfshirjes së Kosovës në të gjitha organizatat dhe iniciativat rajonale, përfshirë edhe Kartën e Adriatikut”, thuhet në njoftim.
Në këtë kontekst, bëhet e ditur se në deklaratën finale të miratuar nga të gjitha vendet pjesëmarrëse, është reflektuar edhe kërkesa e paraqitur nga zëvendësministri Demaj në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës për anëtarësi në Kartën e Adriatikut.
Po sipas njoftimit, përfaqësuesit e vendeve anëtare janë pajtuar që kërkesa e Kosovës të zgjidhet brenda një afati të caktuar kohor prej 12 muajsh.
Në të njëjtën kohë në deklaratën e përbashkët janë vlerësuar zhvillimet e reja të raportit të Republikës së Kosovës me Aleancën Veriatlantike (NATO).
Në njoftim bëhet e ditur se gjatë ministerialit të përfaqësuesve të vendeve anëtare dhe vëzhguese janë trajtuar tema që ndërlidhen me zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë si dhe është diskutuar lidhur me të ardhmen dhe bashkëpunimin brenda Kartës së Adriatikut, zgjerimi i të cilës ka qenë në fokus të diskutimeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues
"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City