LAJMI I FUNDIT:

Daçiq: Kina dhe Rusia, garantues të zgjidhjes së çështjes së Kosovës në OKB

Daçiq: Kina dhe Rusia, garantues të zgjidhjes së çështjes së Kosovës në OKB

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë në Pekin se mbështetja e Kinës dhe Rusisë, si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, janë garantues për vendin e tij që çështja e Kosovës në OKB nuk do të zgjidhet në kurriz të Serbisë.

Ai theksoi se bashkëpunimi i Serbisë dhe Kinës ka filluar me ndërtimin e urës Zemun – Borça dhe rindërtimin e kapacitetit të energjisë termike në Obrenovc, dhe se sot vlera e bashkëpunimit ka tejkaluar dy miliardë dollarë.

Daçiq rikujtoi se kompanitë kineze janë duke ndërtuar autostrada në Serbi dhe se do të punojnë në zhvillimin e një hekurudhë Beograd-Budapest, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.