LAJMI I FUNDIT:

De Biasi dyshon se një ndeshje në Evropian ishte e kurdisur

De Biasi dyshon se një ndeshje në Evropian ishte e kurdisur

Në datat 9 dhe 10 janar, Këshilli i FIFA-s do të vendosë për të zgjeruar në 40 apo 48 skuadra numrin e pjesëmarrëseve në një Botëror (në këtë rast Evropa do të përfaqësohej nga 16 dhe jo më nga 13 shtete), por një tjetër temë e rëndësishme për t’u diskutuar do të jetë edhe projekti revolucionar i studiuar nga bashkëpunëtorët e ngushtë të presidentit Infantino: Anulimi i rezultatit të barazimit në ndeshjet e fazës së grupeve.

Me rregullin e ri të mundshëm, çdo takim duhet të mbyllet me fitore, ose në rast barazimi do të goditen penalltitë, në mënyrë që të shmangen përfundimisht paktet dhe llogaritë e ndryshme mes konkurrenteve, duke kujtuar atë Suedi-Danimarkë 2-2 të Evropianit të vitit 2004, i cili eliminoi Italinë.

Por, sa i përket këtij rregulli ka folur edhe trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, i cili ka kujtuar gjithashtu një ndeshje që dyshon se ishte barazim me marrëveshje.


“Si Portugalia që i bëri tri pikët me ne, bënë tre brazime, ne me një fitore e dy humbje, duhej të favorizohej skuadra që ka fituar. Edhe ky është diskutim, duhet të jetë tendenca për të fituar. Pastaj nëse kënaqesh, si në barazimin e fundit që bënë ata ndaj Hungarisë, që ishte jo “biskotë” por “tortë”, nëse më kupton… Pastaj ata u bënë kampionë Evrope”, ka thënë De Biazi për “TuttoConvocati”.

Një deklaratë që hedh dyshime të qarta se ajo ndeshje ishte një kompromis mes të dyja skuadrave, pasi në rast barazimi, atëherë në raundin tjetër kualifikohej edhe Portugalia dhe Hungaria. Në këtë mënyrë, pas barazimit 3-3, ato siguruan një “biletë” për në raundin tjetër, ndërsa ajo që e pësoi ishte Shqipëria. Kjo pasojë erdhi edhe prej faktit që kuqezinjtë luajtën ndeshjen e fundit të grupit disa ditë para ekipeve të tjera, duke u dhënë mundësinë që ato të luajnë me llogari.

“Si përgatitet një ndeshje që nuk ka barazim? Në të njëjtën mënyrë, duke u munduar të mos pësosh gol, të rrezikosh sa më pak sa të jetë e mundur për të mbërritur te barazimi dhe për të luajtur ruletën e penalltive. Më duket diçka e çuditshme, mendoj se ka mënyra më të mira. Por mendoj se kush e ka bërë, ka bërë shumë studime.

Si Evropiani me 24 skuadra që shtrihet në katër ditë. Ti luan ditën e parë dhe ata që luajnë në ditët në vijim e dinë se çfarë duhet të bëjnë për të të kaluar, është anomali. Por nuk mund të bëhet ndryshe, edhe pse të gjithë e dinë çfarë u duhet të bëjnë”, shtoi kreu i pankinës kuqezi.

Në trend Sport

Më shumë
“Do të doja që kjo të më ndodhte mua”, ish-lojtari i Real Madridit me reagim emocional pas lëndimit të Carvajal

“Do të doja që kjo të më ndodhte mua”, ish-lojtari i Real Madridit me reagim emocional pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Kosova shkëlqen dhe sundon në Kampionatin Ballkanik në xhudo: Katër të arta, të parët me medalje

Kosova shkëlqen dhe sundon në Kampionatin Ballkanik në xhudo: Katër të arta, të parët me medalje

Xhudo
Real Madridi ka tre emra në mendje për t’i transferuar pas lëndimit të Carvajalit

Real Madridi ka tre emra në mendje për t’i transferuar pas lëndimit të Carvajalit

La Liga
Albion Rrahmani futet nga banka rezervë dhe gjen golin në derbin e madh çek

Albion Rrahmani futet nga banka rezervë dhe gjen golin në derbin e madh çek

Ligat tjera
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Premier League
Kalo në kategori