LAJMI I FUNDIT:

Nishani-Ahmetit: Shqipëria garanton mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni

Nishani-Ahmetit: Shqipëria garanton mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni

Kryetari i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani mbrëmë e ka pritur kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, me të cilin bisedoi kryesisht për procesin zgjedhor në Maqedoni dhe rezultatet e partive politike shqiptare, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

Nishani, pasi e uroi Ahmetin për fitoren e subjektit të tij politik në zgjedhje, vlerësoi angazhimin dhe kontributin e të gjitha subjekteve politike shqiptare në procesin zgjedhor, si dhe në proceset demokratizuese dhe integruese të Maqedonisë.

Kreu i Shtetit shqiptar nënvizoi prioritetin që Shqipëria u jep marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe partneritetit me Maqedoninë duke theksuar rëndësinë që ka garantimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, si një komponent shtetformues dhe garantues i stabilitetit atje.


Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se proceset e integrimit euro-atlantik janë thelbësore dhe përfaqësojnë interesin më madhor të të dyja vendeve, por edhe të rajonit në tërësi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbët paralajmërojnë se nga e premtja do të organizohet bllokadë e të gjitha pikave kufitare

Serbët paralajmërojnë se nga e premtja do të organizohet bllokadë e të gjitha pikave kufitare

Lajme
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Lajme
Si u zbuluan kontejnerët me mbetje toksike në portin e Durrësit, flet drejtori i Rrjetit të Baselit

Si u zbuluan kontejnerët me mbetje toksike në portin e Durrësit, flet drejtori i Rrjetit të Baselit

Lajme
MASHT hap konkursin për 100 bursa për drejtimet deficitare dhe drejtimet teknike

MASHT hap konkursin për 100 bursa për drejtimet deficitare dhe drejtimet teknike

Lajme
​Ish-zëvendësministri: Pagat nuk mund të rriten vetëm për sektorin e arsimit

​Ish-zëvendësministri: Pagat nuk mund të rriten vetëm për sektorin e arsimit

Arsim
Ndodh në Korçë, 86-vjeçari nxjerr gruan nga shtëpia: S’i plotësoja dot nevojat seksuale!

Ndodh në Korçë, 86-vjeçari nxjerr gruan nga shtëpia: S’i plotësoja dot nevojat seksuale!

Lajme
Kalo në kategori