LAJMI I FUNDIT:

Peja pëson humbje të ngushtë te Karposi

Peja pëson humbje të ngushtë te Karposi

Peja ka pësuar humbje të ngushtë me rezultat 82-75 nga Karpos Sokoli në Maqedoni.

Ndeshje tejet intensive dhe me shumë kthesa u zhvillua mes dy skuadrave të cilat kishin për qëllim vetëm fitoren.

Por, dueli i cili u vendos vetëm në minutat e fundit, i takoi Karposit që tregoi kompozitet më të mirë në fushë.

Epërsia në fund të pjesës së parë ishte shtatë pikë për Karposin, por atë e ngushtoi nga gjysma e fushës me një super treshe Cameron Rundles.

Në katër minutat e fundit Karposi krijoi epërsi prej nëntë pikësh, që ishte e paarritshme për Pejën, kurse dobësia sërish u tregua nën kosh, aty ku po çalon skuadra kosovare.

Më i miri në takim ishte Dragan Labovic me 19 pikë. Zoran Vrkic dhe Dominik Mavra shtuan nga 15 pikë.

Noah Dahlman kishte ndeshje të mirë me 26 pikë, Veseli shtoi 20 pikë dhe Rundles kishte nëntë pikë, tetë kërcime dhe pesë asistime.

Për Karposin ishte kjo fitorja e tretë dhe ka gjasa kualifikuese, kurse Peja ka tre fitore dhe dy humbje, kurse zhvillon edhe disa ndeshje të shtyra në Ligën Ballkanike. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E kryer, Mbappe ka nënshkruar të gjitha dokumentet, do të jetë lojtar i Real Madridit

E kryer, Mbappe ka nënshkruar të gjitha dokumentet, do të jetë lojtar i Real Madridit

La Liga
Pamje nga xhirimi i ngadalësuar, momenti kur Zhang nokatuan me një goditje të tmerrshme Wilderin

Pamje nga xhirimi i ngadalësuar, momenti kur Zhang nokatuan me një goditje të tmerrshme Wilderin

Boks
Kanë kaluar më shumë se 40 vite, kjo ishte skuadra e fundit që e mposhti Real Madridin në një finale të Ligës së Kampionëve

Kanë kaluar më shumë se 40 vite, kjo ishte skuadra e fundit që e mposhti Real Madridin në një finale të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nuk mund ta ndalnin as sigurimi, momenti kur Vinicius Jr u fute në tribunë të tifozëve dhe festonte me ta

Nuk mund ta ndalnin as sigurimi, momenti kur Vinicius Jr u fute në tribunë të tifozëve dhe festonte me ta

Liga e Kampionëve
Zhang merr fitoren më të madhe në karrierë -  nokauton brutalisht Wilderin

Zhang merr fitoren më të madhe në karrierë - nokauton brutalisht Wilderin

Boks
Perez sqaron përfundimisht të ardhmen e Luka Modric

Perez sqaron përfundimisht të ardhmen e Luka Modric

La Liga
Kalo në kategori