LAJMI I FUNDIT:

Familjarët e serbëve të vrarë në “Panda”: Serbia e din kush na i vrau djemtë, shqiptarët të pafajshëm (Video)

Familjarët e serbëve të vrarë në “Panda”: Serbia e din kush na i vrau djemtë, shqiptarët të pafajshëm (Video)

Gjashtë persona ishin ekzekutuar në lokalin “Panda”, në një lagje të Pejës, më 14 dhjetor 1998.

Vrasja e tyre ishte thënë se është bërë nga shqiptarët, dhe kishte qenë pretekst për një valë të ashpër dhune ndaj këtyre të fundit në rajonin e Dukagjinit, ushtruar nga forcat serbe të kohës.

Por, serbja Trifoviq, që tashti jeton jashtë Kosovës, fajtor për humbjen e birit të saj e lë aparatin e atëhershëm shtetëror serb.


Në fakt, ishin vetë autoritetet serbe, në krye me shefin e qeverisë, Aleksandar Vuçiq, që vitin e kaluar pranuan se këtë krim, i njohur si rasti “Panda”, nuk e kishin bërë shqiptarët.

Familjarët e viktimave tashti po thonë se vrasja e të afërmve, fare pranë gjimnazit të Pejës, ishte një montim perfekt.

Rasti në fjalë, pas njoftimeve se nuk ishte kryer nga shqiptarët, po komplikohet gjithnjë e më tepër në Serbi.

Familjarët e viktimave ishin ftuar më 15 shtator të këtij vitit të japin dëshmi në Prokurorinë Speciale në Beograd. Këtu u pyetën nëse duan ta padisin shtetin që fshehu arsyet e vrasjes. /Klan Kosova/