LAJMI I FUNDIT:

Demolli: FSK një hap afër transformimit në ushtri

Demolli: FSK një hap afër transformimit në ushtri

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka vizituar Batalionin e Parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gjilan.

Bashkë me kryeministrin në Gjilan ishte edhe ministri i FSK-së, Haki Demolli i cili pas takimit tha se e informoi kryeministrin për të arriturat e FSK-së për këtë vit.


Demolli tha NATO-ja ka konfirmuar intensifikimin e marrëveshjes me FSK-në, gjë e cila sipas tij nënkupton transformimin sa më të shpejt të Forcave të Sigurisë në Forcat e Armatosura.

“Shpresojmë që ky bashkëpunim do të jetë një hap më tutje në përgatitjen e FSK-së, për transformimin në FAK, kuptohet se edhe ne tashmë jemi të gatshëm vetëm presim vendimmarrjen politike në Kuvendin e Kosovës”, tha Demolli.