Christine Jiaxin Lee nga Malajzia, që studion në Sidnei të Australisë, ka përfituar paligjshëm 2.8 milionë euro si pasojë e një ngatërrese që ka bërë banka.
Paratë që i kanë dalë në llogari, 21-vjeçarja i ka shpenzuar brenda pak ditësh, duke blerë gjëra të shtrenjta dhe luksoze, transmeton Telegrafi.
Madje, për një ditë i ka shpenzuar 155 mijë euro, duke blerë gjësende në dyqanin e Christian Dior.
Kur banka e ka vërejtur gabimin dhe e ka telefonuar, ajo ka thënë se më nuk është në vend. Por, Policia e ka zënë në aeroport, teksa përpiqej të kthehej në vendlindje.
Pasi është arrestuar për disa ditë, është liruar me kusht dhe i është ndaluar të largohet nga vendi.
Megjithëse mbi të rëndon dënimi për shpenzim të parave të përfituar ilegalisht, avokati saj pretendon se është e pafajshme.
“Ajo ka menduar se paratë ia kanë dërguar prindërit dhe ka dalë të shpenzojë, nuk e ka ditur se është ngatërresë e bankës”, ka thënë mbrojtësi i studentes.
Mësohet se gjasat për ta dënuar atë janë shumë të vogla, sepse nuk ka ndonjë dëshmi, që ajo nuk e ka ditur se paratë nuk i kanë ardhur nga familjarët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'
Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit
Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari
Plani
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City