LAJMI I FUNDIT:

Sot afati i fundit për aplikim për përfitimin e banesave në Komunën e Prishtinës

Sot afati i fundit për aplikim për përfitimin e banesave në Komunën e Prishtinës

Arben Vitia, drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, ka bërë të ditur se sot është dita e fundit e aplikimit për ata që mendojnë se i plotësojnë kriteret dhe kushtet për të qenë përfitues në shfrytëzim të këtyre banesave nga familjet me status të rënduar socialo-ekonomik.

Komuna e Prishtinës do të ndajë 100 njësi banesore në shfrytëzim për familjet në nevojë dhe kategoritë e dala nga lufta.

Këto dy blloqe banesore janë ndërtuar në Hajvali dhe tashmë është faza e aplikimit, ku 50 banesa do të ndahen për familjet me status të rënduar socialo-ekonomik dhe 50 tjera për kategoritë e dala nga lufta. Arben Vitia, drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, në programin e mëngjesit në RTK, ka bërë të ditur se sot është dita e fundit e aplikimit për ata që mendojnë se i plotësojnë kriteret dhe kushtet për të qenë përfitues në shfrytëzim të këtyre banesave nga familjet me status të rënduar socialo-ekonomik.


“Faza e aplikimit ka qenë nga 2 nëntori dhe përfundon sot në orën 15:00. Kjo ka qenë një kohë e mjaftueshme për të gjithë të interesuarit për të aplikuar. Informimi i të interesuarve është bërë nga të gjitha mjetet që i kemi në dispozicion në komunën e Prishtinës, pastaj nëpërmjet mediave, por edhe kemi biseduar me drejtues të shkollave, me kryetar të bashkësive lokale, me bashkësitë fetare dhe i kemi shpërndarë në çdo shkollë, xhami, kishë dhe çdo institucion publik të komunës së Prishtinës njoftimet për aplikim. Natyrisht ne kemi pritur një numër më të madh të aplikuesve, por nga informatat e fundit që kam janë rreth 300 familje që kanë aplikuar. Në këtë fazë aplikimi është bërë vetëm për familjet në nevojë me status të rënduar social-ekonomik, kurse në fazën e dytë që presim të fillojë menjëherë pas përfundimit të kësaj faze, do të kenë mundësi të aplikojnë familjet e kategorive t ë dala nga lufta. E kemi bërë këtë ndarje me qëllim që i gjithë procesi të shkojë sa më mirë dhe vlerësimi të jetë sa më korrekt”, ka theksuar Vitia për televizionin publik.

Ai ka thënë se si komunë e Prishtinës i kanë bërë ftesë mbi 150 subjekteve të ndryshme, OJQ-ve, institucioneve publike, institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare që të jenë prezent gjatë procesit të vlerësimit për ndarjen e banesave në mënyrë që procesi të jetë sa më transparent dhe në mënyrë që të gjithë ta japin obligimin qytetar që të përfitojnë vetëm ata që kanë më së shumti nevojë.

“Në bazë të numrit të aplikuesve realisht i bjen që diku 6 familje konkurrojnë për një banesë. Realisht e thash edhe më parë se kemi pritur një numër më të madh të aplikuesve, por njëri nga kriteret që ia ka pamundësuar disa familjeve të aplikojnë në këtë fazë ka qenë të jetë banor i Prishtinës për të qenë përftues. Fatkeqësisht një pjesë e madhe e banorëve që jetojnë në Prishtinë regjistrimin e fundit nuk e kanë bërë në komunën e Prishtinës, por në qytetin e tyre të lindjes dhe rrjedhimisht ua ka pamundësuar aplikimin për këto banesa. Neve na ka ardhur keq që ka ndodhur kjo, por shfrytëzoj rastin që t’i thërras të gjithë ata qytetarë që jetojnë në Prishtinë të regjistrohen në Prishtinë, sepse të gjitha shërbimet do t’i marrin më mirë dhe në mënyrë më korrekte”, ka shtuar Vitia.

Tutje ai ka thënë se kanë qenë 23 kritere të përcaktuara saktë me ligjet në fuqi që duhet t’i plotësojnë aplikuesit për të qenë në përfitues të mundshëm të banesave. Sipas Arben Vitisë, Komisioni vlerësues, i cili është propozuar nga drejtoria që udhëheq ai dhe është miratuar nga kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, është plotësisht i pavarur.
“Kur do të vendoset për përfituesit e banesave? Janë afatet ligjore që duhet të respektohen. Fillimisht do të bëhet vlerësimi i dokumentacionit nga ana e Komisionit. Pastaj për 30 ditë radhazi Komisioni pas filtrimit të fazës së parë të aplikuesve, do të dalë në terren dhe do ta analizojë përmes fotografive dhe xhirimeve secilën familje veç e veç, në mënyrë që edhe nuancat të çojnë peshë. Normalisht se ne do të mundohemi që edhe nuancat t’i marrim parasysh në mënyrë që vetëm familjet më meritore të përftojnë dhe të përjashtohet çdo mënyrë e manip ulimit me dokumente”, ka nënvizuar Vitia. /Telegrafi/