LAJMI I FUNDIT:

Mbi 70 fëmijë dhe gra shtatzëna rome luftojnë për ekzistencë (Video)

Mbi 70 fëmijë dhe gra shtatzëna rome luftojnë për ekzistencë (Video)

Ende nuk ka zgjidhje për familjet rome, të cilëve në muajin gusht ua rrënuan shtëpitë e improvizuara në lagjen e romëve nën Kala. Mbi 70 fëmijë dhe gra shtatzëna çdo ditë po luftojnë për të mbijetuar. Organet kompetente nuk kanë ndërmarrë asgjë për t’i strehuar diku, thotë zëvendësja e Avokatit të Popullit, Vaska Bajramovska.

“Kërkuam që posaçërisht të mbajnë llogari për problemin me fëmijët, numri i të cilëve është me të vërtetë i madh, diku më shumë se 70 fëmijë në moshë prej 0 deri 18 vjeç. Ka foshnja, ka gra shtatzëne, që është më të vërtetë shqetësuese dhe konsiderojmë se të gjitha organet kompetente duhet të ndërmarrin masa për zgjidhje të menjëhershme të problemit me strehimin e këtyre personave, duke i pasur parasysh edhe temperaturat e ulëta dhe motin”, u shpreh Vaska Bajramovska Mustafa, Zëvendëse e Avokatit të Popullit, njofton TV 21.

Më shumë se 8 mijë gra rome nuk kanë kushte gjinekologjike, kumtoi Neda Çallovska nga Komiteti i Helsinkit.


“Një numër i madh i grave rome fare nuk kanë qasje me gjinekolog, për shkak se janë të diskriminuara, refuzohen, e ndërsa edhe në mjediset rurale nuk ka fare gjinekolog”, tha Neda Çallkovska, nga Komiteti i Helsinkit.

Nga Qendre Evropiane për të Drejtat e Romëve në Budapest, kërkojnë që posaçërisht të ndërmerren masa për strehimin e dy të miturave rome që janë shtatzëne. 130 romë të lagjes së romëve nën Kala, u zhvendosën në një vend tjetër, pas rrënimit të shtëpive të tyre të improvizuara. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori