LAJMI I FUNDIT:

Pas akuzave se kush e ka vendin në burg, përgjigjet ministri Bajrami: S’merrem me fjalët e Nait Hasanit! (Video)

Pas akuzave se kush e ka vendin në burg, përgjigjet ministri Bajrami: S’merrem me fjalët e Nait Hasanit! (Video)

Sonte, në emisionin “Përballje” me Muhamet Hajrullahun, është diskutuar rezultati i nxënësve të Kosovës në Programin për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA)

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka thënë se e kishte parashikuar rezultatin jo të mirë të nxënësve të Kosovës, ndërkaq shton se është i hapur për përgjegjësi politike, morale, intelektuale e prindërore,nëse deri më 2018 nuk e përmirëson këtë rezultat.

Tash në RTV Dukagjini: Pse dështuan nxënësit e Kosovës në testin PISA? (Video)
Lexo po ashtu Tash në RTV Dukagjini: Pse dështuan nxënësit e Kosovës në testin PISA? (Video)

“Ky rezultat pasqyron realitetin e sotshëm të sistemit arsimor në Kosovë”, thotë ai.


Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, pas publikimi të rezultateve për Kosovën, ka thënë se Bajrami është përgjegjës për këtë dështim e se ai duhet të shkojë në burg – bashkë me shumë ministra tjerë.

Nait Hasani: Arsim Bajrami duhet të shkojë në burg, Dukagjin Pupovci është po ashtu përgjegjës për dështimin në PISA
Lexo po ashtu Nait Hasani: Arsim Bajrami duhet të shkojë në burg, Dukagjin Pupovci është po ashtu përgjegjës për dështimin në PISA

“Kam shumë respekt për z. Hasani, për sakrificën e tij në periudhën e luftës e pasluftës, e kam edhe koleg të partisë, por nuk do të shpenzoj asnjë sekondë për t’u marrë me deklaratën e tij. Ndihem emocionalisht keq me këtë rezultat të PISA-s, por jo i dorëzuar”, ka deklaruar Bajrami. “Është një moment për vetëdijesim të përgjithshëm shtetëror, kombëtar dhe shoqëror, që edukimi dhe arsimi të jenë prioriteti numër një në Republikën e Kosovë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Politikë
Kalo në kategori