LAJMI I FUNDIT:

Mediat maqedonase: Zhduket kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski

Mediat maqedonase: Zhduket kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) bëri të ditur se në ora 19 do të zyrtaritohen rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe mandatet e fituara nga partitë politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Megjitahtë kanë kaluar një orë e gjysëm dhe ende nuk ka ndonjë informatë nga KSHZ-ja në këtë drejtim. Shpekulohet se duhet të vërtetohen mandatet si: 51 për OBRM-PDUKM-në, 49 për LSDM-në, pastaj BDI (10), Lëvizja Besa (5), Aleanca për Shqiptarët (3) dhe PDSH (2).

Mirëpo gazeta ”Veçer” bën të ditur se i janë humbur gjurmët kryetarit të KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski. Kjo e dhënë vjen nga brenda KSHZ-së.


”Kemi tentuar që të flasim në telefon, thuajse të gjithë anëtarët e kanë telefonuar në të dy numrat e telefonit, por ai nuk përgjigjet. Tentuam t’i telefonojmë edhe përmes bashkëshortes së tij, por ajo thotë se ai nuk është paraqitur në shtëpi.”

Ky burim për ”Veçer” thotë se që në mëngjes, Çiçakovski është sjellur çuditshëm, sikur të jetë nën kërcënime.

”Ishte e habitshme sepse në mes të ditës së punës u largua që të pushojë, por që në mëngjes kishte një pajme të çuditshme – sikur të frikësohej nga diçka. Frikëoshemi se dikush e ka kidnapuar që të mos i publikojë mandatet publikisht, nëse nuk na kontakton, sëshpejti endojmë rastin ta paraqesim në polici”, thotë ky burim për gazetën ”Veçer”