LAJMI I FUNDIT:

Gold AG, Leonora Jakupi dhe Meda sigurojnë finalen e “Super Sfida”

Gold AG, Leonora Jakupi dhe Meda sigurojnë finalen e “Super Sfida”

Ndonëse me vonesë, mbrëmë, në RTK, u mbajt gjysmëfinalja e shout më të madh garues “Super Sfida”, ku u ballafaquan ekipi “Shqipnojat” përballë “Klan Kosova”.

“Shqiponjat” përbëheshin nga Leonora Jakupi, Gold Ag dhe Meda, derisa për “Klan Kosova” garuan Alaudin Hamiti, Shqipe Berisha dhe Kron Sadiku.


Gjysëmfinalja kishte shou të madh – me të gjitha elementet që mund të imagjinohen në një format televiziv.

Mysafirët – që janë yje të estradës – prodhuan dramë, tension, emocion dhe humor, por kishte edhe shfaqje të nervozizmit dhe një betejë të ashpër për ta fituar garën nga të dyja ekipet.

Që nga fillimi i emisionit, ekipi “Shqiponja”, filloi mbarë duke shënuar fitore te njëpasnjëshme. Kjo sikur u bë shkaktar qe ekipi i “Klan Kosova” te humbë motivin dhe atë gjendjen e kënaqësisë në shou.
Ndërsa ekipit “Shqiponja”, kjo i ndihmoi shumë sepse motivi u shtua, dhe ju dha mundësi që lojërat e radhës t’i luajnë më të relaksuar edhe pse herë pas here u afrua rezultati, por në fund “Shqiponjat shënuan fitore me 10 pikë epërsi.

Një risi e emisionit ishte moderimi i “Supersfida”, nga dy persona. Përveç moderatorit Enis Ujkani, rolin e moderatores e luajti edhe Misi i Kosovës dhe modelja, Marigona Krasniqi. /Telegrafi/