LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për Punë të Jashtme diskuton për murin e Mitrovicës

Komisioni për Punë të Jashtme diskuton për murin e Mitrovicës

Komisioni për Punë të Jashtme do të diskutojë për situatën aktuale në Mitrovicë, pas vendosjes së murit afër urës kryesore mbi lumin Ibër.

Bashkimi Evropian po kërkon zgjidhje me palët për çështjen e murit në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës. Zyrtarë të zyrës së unionit në Prishtinë kanë zhvilluar takime me përfaqësues në të dy anët e qytetit të ndarë. Ndërhyrja e Bashkimit Evropian vjen në kohën kur në pjesën veriore të qytetit nisi ndërtimi i një muri të ri, disa muaj pas heqjes së barrierave mbi lumin Iber dhe kur qeveria po zbaton projektin për parkun e paqes.

Ndërkohë, Ministria e Mjedisit ka deklaruar se veprimet për ngritjen e murit mbi lumin Ibër janë të paligjshme, pasi gjithçka po kryhet pa marrjen e një leje mjedisore. Edhe ministrja për dialog, Edita Tahiri është shprehur se zyrtaret e komunës se Mitrovicës veriore po shkelin ligjin me këtë ndërtim.


Kurse, kryetari i komunës së Mitrovicës në veri Goran Rakiq ka thënë se ky nuk është mur, por një rezistencë që do të shërbejë për nivelizimin e zonës për këmbësorë në kuadër të sheshit, ndërsa bëri të ditur se në këtë vend do të ndërtohet një amfiteatër veror.

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori