Në ditë e frikshme të gjyqeve, kur dënimet me vdekje jepeshin me kaq pasion e egërsi, Aranit Çela dhe prokurorë e gjykatës së tjerë gjakatarë si ai, e kishin kthyer në refren akuzën për bashkëpunim me nazifashistët, e me atë akuzë të rëndë kërkonin dhe jepnin çdo ditë dënime me vdekje.
Por, 70 vjet më vonë, nga arkivat dalin dokumente që e shumëfishojnë dhimbjen për mijëra viktimat e komunizmit, pasi pikërisht ata persekutorët që akuzonin dhe jepnin vendime me vdekje, kishin aderuar vetë në partinë fashiste apo kishin shfaqur kërkesën për të qenë pjesë e administratës fashiste.
Aranit Çela, një prej prokurorëve më të egër të regjimit komunist, sipas një dokumenti të publikuar këto ditë nga studiuesi Kastriot Dervishi kishte kërkuar me përulje të punësohej si jurist në administratën fashiste.
“Në vitin 1941, Aranit Çela, në vend që të merrte armët e të luftonte okupatorin që kishte zaptuar vendin, bënte kërkesa për t’u përfshirë në administratën e pushtuesit. Kjo është kërkesa që Aranit Çela i bën Ministrisë së Drejtësisë për të marrë pjesë në konkursin e nënsekretarëve gjyqësorë. Kërkesën e ka shkruar me seriozitet maksimal, madje nuk ka harruar të shënojë as vitin e 19-të fashist. Sipas të dhënave të tjera, nuk rezulton që Çela të jetë shpallur fitues në këtë konkurs. Nëse do të kishte fituar, do të regjistrohej menjëherë në Partinë Fashiste. Megjithatë, Aranit Çela ia doli të bëhej prokuror e gjykatës, pa pasur pikën e turpit të akuzojë kot më kot si ‘fashistë’ e ‘tradhtarë’ qindra e qindra kundërshtarë të regjimit komunist”, shkruan Dervishi.
Në anën tjetër, Dervishi sjell edhe dy dokumente më të hershme që implikonin vetë Nexhmije Xhuglinin, (pak vite më vonë bashkëshortja e diktatorit Enver Hoxha) si aderuese në partinë fashiste. Dokumentet arkivore mbi marrëdhënien e saj me administratën fashiste në vitin 1941, hapën shumë diskutime dhe impakti që i madh, por me gjithë kundërshtimet ishte i pakundërshtueshëm fakti i marrëdhënies së saj me rininë dhe administratën fashiste.
Po ashtu, me interes ishte edhe foto e një grupi djemsh në një aktivitet të rinisë fashiste në vitin 1940, ku studiuesi Dervishi ka veçuar njërin prej tyre që e ka identifikuar me sekretarin personal të Enver Hoxhës gjatë gjithë viteve të sundimit të tij.
Diskutimet publike pas këtyre botimeve ngrenë shumë pikëpyetje dhe zemërim sot për gjithë ato procese hetimore e gjyqësore, ku u torturuan, vdiqën nëpër burgje apo u pushkatuan me mijëra kundërshtarë të regjimit të Hoxhës me akuzën për bashkëpunim me nazifashistët, kur vetë persekutorët kishin qenë kaq të zellshëm ndaj doktrinës fashiste. /Shqiptarja/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë