LAJMI I FUNDIT:

Manaj: Numri i ministrive të përcaktohet me Kushtetutë

Manaj: Numri i ministrive të përcaktohet me Kushtetutë

Kryetari i Këshilli të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, Shkëmb Manaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, shprehet se numri i ministrive duhet të përcaktohet me Kushtetutë, ndryshe çdo koalicion qeveritar, në të ardhmen, do të ketë mundësi të rrisë numrin e ministrive.

“Në këtë kuadër të procesit të ndryshimeve kushtetuese, është mirë që institucionet e vendit të shqyrtojnë mundësinë që numri i ministrive të përcaktohet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Përndryshe, ideja e mos përcaktimit të numrit të ministrive ose e përcaktimit të numrit të ministrive me ligj, nuk sjell qëndrueshmëri në idenë e përcaktimit të një numri me të vogël të dikasterëve qeveritarë. Sepse, secili koalicion qeverisës, lehtë mund të vendos dhe të plotësojë – ndryshojë ligjin – respektivisht të rrisë numrin e ministrive.


Procedura e riorganizmit të ministrive pastaj mbetet në përcaktimin e vendimmarrjes së Qeverisë, duke u mbështetur në programin qeveritar dhe objektivat e përcaktuara.

Qeveria e vendit tonë nuk ka nevoj të ketë me tepër se 14 dikastere qeveritare”, ka shkruar Manaj, teksa shton se ky është qëndrim i tij personal e jo i dhënë në emër të institucionit që drejton. /Telegrafi/