LAJMI I FUNDIT:

SBASHK për rezultatet e PISA-s: Mësimdhënësit e kanë bërë të pamundurën, faji është i të gjithëve

SBASHK për rezultatet e PISA-s: Mësimdhënësit e kanë bërë të pamundurën, faji është i të gjithëve

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës thotë se të gjithë po ndihen keq për shkak të rezultateve të PISA-s, prandaj kërkojnë mobilizim të përbashkët.

Sipas SBASHK-ut, gjendja nuk ndryshohet me “shpëtimtar” e me vajtore.

“Rezultate jo të mira në PISA kanë pasur edhe shtete me traditë e shumë të fuqishme ekonomikisht. Edhe Gjermania nuk kishte dalë mirë dikur në PISA , por ata nuk humbën kohë duke lotuar e duke sharë. U mobilizuan atje të gjithë dhe arritjet u shtuan”, thuhet në reagimin e SBASHK-ut.


Kjo sindikatë thotë se hedhja e fajit të mësimdhënësit e Kosovës është e papranueshme, pasi sipas tyre këta të fundit kanë bërë të pamundurën për procesin arsimor.

“Ju kujtoj gjithë atyre ‘shpëtimtarëve’ dhe vajtoreve  se mësimdhënësit tanë kanë bërë gjithë të mundurën. U pajtuan me reformat dhe u munduan t’i vënë në jetë. U pajtuan të dërgoheshin në ngritje profesionale pa shkëputje nga puna, u pajtuan të shkojnë në trajnime e trajnime. Të tjerët vendosnin pa i pyetur mësimdhënësit për reformat, trajnimet dhe për eksperimente e eksperimente me klasat e 13-ta,  me klasat e pesta e të nënta dhe me nguti të tjera. As për këto nuk duhet humbur kohë tani për të gjetur fajtorin , por duhet mësuar nga pësimet dhe duhet menduar të gjithë bashkë çka tani e tutje”, thekson tutje SBASHK-u.

SBASHK thotë se të gjithë mësimdhënësit e Kosovës janë ndier keq me rezultatet e PISA dhe janë të gatshëm të marrin pjesën e vetë të barrës për të përmirësuar gjendjen, por nëse mbesin vetëm në këto angazhime atëherë nuk ka si të priten ndryshime të mëdha pozitive.

“SBASHK-u ka bërë angazhime konkrete për ngritjen e cilësisë në bashkëpunim me GIZ dhe do të vazhdojë me këto angazhime, por do të reagojë vazhdimisht ndaj tendencave të individëve a ndonjë institucioni për ta nënçmuar mësimdhënësin, e për ta shpallur fajtor kujdestar atë. Mësimdhënësit nuk meritojnë nënçmime, e vënie në pikëpyetje të dijes e përkushtimit të tyre, po meritojnë përkrahje nga të gjithë nëse vërtetë duam arritje të lakmueshme në arsim”, thuhet në fund të reagimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Kronika e Zezë
Kalo në kategori