LAJMI I FUNDIT:

NISMA pranon kushtet e Xhavit Drenorit, pritet nënshkrimi i marrëveshjes

NISMA pranon kushtet e Xhavit Drenorit, pritet nënshkrimi i marrëveshjes

Oferta e ish-kandidatit të pavarur për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori drejtuar dy kandidatëve të cilët do të garojnë në balotazh për kryetar të Drenasit, është e pranueshme për Nismën për Kosovën. Këtë e ka bërë të ditur, anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Shyqyri Bytyqi.

Ky i fundit, i cili është edhe pjesë e Shtabit Zgjedhor në Drenas ka thënë se pikat e propozuara nga Drenori janë të ngjashme me ato qe i ka shpalosur Nisma gjatë fushatës.

“Publikisht i përkrahim të gjitha pikat dhe ne jemi të gatshëm të pranojmë kushtet e Drenorit.  Ato janë pika të pranueshme për neve dhe normal që i pranojmë”, ka thënë Bytyqi për ‘Indeksonline’.


Bytyqi i ka bërë thirrje Drenorit që të jetë pjesë e qeverisjes komunale në Drenas, nëse vlerëson se duhet të jetë pjesë e ndryshimit.

Se propozimi i tij nuk është kundërshtuar të partia e Fatmir Limajt e ka pranuar vet Xhavit Drenori. Ky i fundit ka thënë për ‘Indeksonline’, se vërehet një vullnet i mirë për nënshkrimin e këtij propozimi.

“Unë tash për tash nuk mund të them me saktësi se çka do të ndodhë, sepse mund të demantohet, por mund të them se vërehet një vullnet i mirë. Kemi pas një komunikim të mirë, por PDK me gjasë po dëshiron të negociojë më gjatë”, ka thënë Drenori.

Oferta e tij përmban gjashtë pika. Në këtë propozim ai nuk kërkon qe të jetë pjesë e qeverisjes, por qe nga cilësia e asamblistit të monitorojë mbarëvajtjen e marrëveshjes.

Drenori ka kushtëzuar dy partitë që sot deri në ora 12:00, të pranojnë dhe të nënshkruajnë arritjen e kësaj marrëveshje.

Në trend Lajme

Më shumë
​Rreth 700 raste me zgjebë në Kosovë për nëntë muaj

​Rreth 700 raste me zgjebë në Kosovë për nëntë muaj

Shëndetësi
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Një shtetas turk raporton se është grabitur në Prishtinë – ia marrin kartelat, pasaportën e paratë

Një shtetas turk raporton se është grabitur në Prishtinë – ia marrin kartelat, pasaportën e paratë

Kronika e Zezë
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Kalo në kategori