LAJMI I FUNDIT:

Biografitë e kandidatëve për të parin e Drenasit: Mësojeni sa gjuhë të huaja flasin Lladrovci e Xhemajlaj

Biografitë e kandidatëve për të parin e Drenasit: Mësojeni sa gjuhë të huaja flasin Lladrovci e Xhemajlaj

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për të parin e Drenasit, kanë nxjerrë në garë profile të ndryshme të kandidatëve të cilët synuan ta marrin timonin e kësaj komune. Por, rezultatet e së dielës treguan që garën për të parin e Drenasit do ta vazhdojnë Ramiz Lladrovci nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Isa Xhemajlaj nga Nisma për Kosovën.

Por, kush janë dy kandidatët që synojnë ta fitojnë garën për kryetar të Drenasit, dhe cilat janë biografitë e tyre, mund t’i lexoni më poshtë:


Kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci, ka lindur me 3 Janar të vitit 1966, në fshatin Gllanasellë në Drenas.
Arsimin fillor e ka përfunduar në fshatin Dobroshevë, derisa atë të mesëm e ka vijuar në gjimnazin e Therandës.

Ish-ushtruesi i detyrës së ambasadorit të Kosovës në Tiranë, i ka përfunduar studimet themelore në agroekonomi, në Fakultetin e Bujqësisë, në Universitetin e Prishtinës në vitin 2005. Ndërsa, masterin e shkencave juridike, drejtimi: juridiko-financiare, e ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, në vitin 2008. Lladrovci tash është kandidat për titullin Doktor i Shkencave Juridike (PHD), në Fakultetin Juridik  në UP, transmeton Telegrafi.

Aktivitete dhe funksionet, të cilat i ka ushtruar kandidati për kryetar të Drenasit, nga radhët e PDK-së, janë: Ushtrues i detyrës se ambasadorit të Kosovës në Tiranë; drejtor menaxhues, NPN “Er-Com”, Prishtinë (2009); Këshilltar në kompaninë NNSh, “Përparimi”, në Drenas (2008); shef i kabinetit të kryeministrit të Kosovës (2006-2008); anëtar i grupit të ekspertëve për Fushën e Ekonomisë dhe Financave i Ekipit Negociator të Kosovës (2005-2008); këshilltar i lartë i bordit të drejtorëve në kompaninë “Kujtesa”(2003-2006); shef i shërbimeve mbështetëse dhe shef i kabinetit të komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të TMK-së (2001-2003); oficer i ndërlidhjes në mes TMK-së dhe Forcave Ushtarake të Republikës së Shqipërisë (1999-2003); zëvendëskomandant i Gardës së Kosovës dhe Grupit për Reagime të Shpejta (GGRSH), (1999-2001); drejtues i Zyrës ndërlidhëse të UÇK-së, në Tiranë (1998-1999); drejtor administrativ i fondit “Vendlindja Thërret” (1998-1999); pjesëtar i UÇK-së (1991-1999); sekretar i Nënkëshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), në Drenas (1990-1993)!

Lladrovci, përveç gjuhës amtare, flet edhe katër gjuhë të huaja. Në biografinë e tij shkruan se ai zotëron gjuhën gjermane, angleze, serbe dhe kroate.

Në anën tjetër, kandidati i Nismës për Kosovën për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, ka lindur me 7 dhjetor 1968, në Abri të Epërme, në Drenas.

Në biografinë e tij shkruan se ai e ka përfunduar Gjimnazin në Drenas në periudhën 1983-1987, duke vazhduar më tutje me Fakultetin Filozofik, drejtimi Histori-Gjeografi, përgjatë viteve 1989-1991.

Nga viti 2007-2010 e ka përfunduar drejtimin Menaxhimi i Emergjencave, në Kolegjin Biznesi. Ndërkaq, gjatë periudhës 2013-2016, ka përfunduar masterin në shkencat të sigurisë.

Punët të cilat i ka bërë Xhemajlaj gjatë jetës së tij: Gjatë periudhës 1992-1995 ka qenë arsimtar i Historisë, derisa në vitin 1995-1999 ka ushtruar pozitën e drejtorit të shkollës. Nga viti 1997-1999 ka qenë pjesëtar i UÇK-së, komandant i batalionit II-të BRIG 113 të Zonës Operative të Drenicës. Nnga periudha 1999-2000 ka ushtruar funksionin e drejtorit të inspeksionit në Qeverinë Komunale në Drenas.
Nga viti 2000-2009 ka qenë nënkolonel në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës (TMK), ndërsa në vitin 2010-2016 ka qenë zyrtar në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Përveç gjuhës amtare flet edhe anglishten dhe serbishten.

Ndryshe, më 18 dhjetor mbahet balotazhi në komunën e Drenasit, ku përballë njëri tjetrit do të jenë kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci dhe ai nga radhët e “Nisma për Kosovën”, Isa Xhemajlaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori